KF Besëlidhja-KF Drenica 2-1(Shënues: Antonio Marku, Bayramali Qurbanov)
Formacioni i Besëlidhjes: Myrta, Marku, Temja, Ramilli, Alan Sander, Kruja, Karakaçi, Bega, Qurbanov, Rraboshta, Akansase.(U aktivizuan: Gjoka, Beci, Alcani, Neziri, Mehmeti, Biba, Danaj, Fushaj, Oduro). Trajner: Elvis Plori
Në prag startit zyrtar të fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Kagegorisë së Dytë, ku të shtunën pret në stadiumin “Brian Filipi” ekipin bushatas të Bashkisë Vau Dejës, Basania, Besëlidhja zhvilloi takimin e fundit miqësor duke pasur përballë Drenicen e Superligës së Kosovës. Një skuadër kjo që në krye të saj tashmë është një trajner me shumë përvojë, ish trajnei i Vllaznisë, gjermano-kroati, Tomas Brdariç, i cili në merkaton dimërtore e ka blinduar skuadrën me lojtarë shumë cilësore, mes të cilëve edhe nga Superliga e Shqipërisë, siç janë: Fjoart Jonuzi, Viktor Da Silva, Mehdi Çoba, Kristi Qarri, etj.
E gjithë ndeshja u mbyll me fitoren e Besëlidhjes me rezultatin 2 me 1, ku për lezhjanët autgor të golave ishin: Antonio Marku dhe Bayramali Qurbanov.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, u shpreh i kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tij në këtë miqësore, ndërkohë që foli në tërësi edhe minifazën përgatitore, merkaton dimërore, si dhe pragndeshjen me Basanian, që është e para për fazën e dytë.
Prononcimi i trajnerit Elvis Plori:
Mendoj se nga të gjitha miqësoret e zhvilluara ishte mbyllja e minifaze përgatitore dhe them se ishte një mbyllje dinjitoze duke ditë se çfar kundërshtari kishim përpara. Ishte një kundërshtar, i cili jo vetëm militon në Superligën e Kosovës, është ndër skuadrat më aktive në merkaton e dimrit, ku me ardhjen e trajnerit gjerman Brdariç tek kjo skuadër ka mbledhë disa lojtarë që kanë qënë protagonist dhe factor në Superligën shqiptare. Pra, një skuadër me goxha strukturë brenda. Jam i kënaqur sesi luajtën djemt, jam i kënaqur sepse edhe unë e shikoj më mirë skuadrën kur ka përballë të tilla skuadra me nivel. Them, se duhet të vazhdojmë kështu, jo vetëm me punën e bërë, por duhet të vazhdojmë kështu edhe me mënyrën e interpretimit të lojës. Na presin disa sfida të forta, për të cilat ne duhet të jemi një skuadër solide, jo vetëm n faën sulmuese të lojës, por edhe atë defensive. Kjo ishte një experience e mirë kjo ndeshje miqësore, e cila më ka dhënë me kuptu më së miri se çfar duhet të rregulloj dhe se çfar është bërë mirë deri më tani.
Pesë ndeshje miqësore që ia kanë vlejtur. Unë i kam kërkuar këto miqësore medoemos sepse, sa më shumë ndeshje të tilla të kenë sportistët, ato konsilidohen me njëri tjetrin, gjithashtu edhe për afrimet e reja, sepse ambientohen shpejt me grupin dhe e njohin më mirë njëri tjetrin. Por, edhe mënyrën e fazës përgatitore e kam ndërtuar në mënyrë të atillë , ngarkesa të vijë nga ndeshja sepse është realiteti më i pastër i çdo sportisti ku mundet me marrë ngarkesen.
Aa i takon ardhjes së re të Antonio Markut, i cili në këtë ndeshje shënoi edhe golin e parë, i cili nuk është se ka vetëm besimin tim, ai ka besimin edhe të gjithë skuadrës. E kam theksuar edhë më përpara, është një afrim me vlerë, i cili na ndihmu shumë, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në këto goditjet standarte, sepse është një lojtar, i cili shpesh herë herë bëhet protagonist me golat e tij.
Sot, kisha mungesë edhe Marko Mollën, i cili edhe ai është një afrim i janarit, por gjendja gripale e tij bëri që të mos jetë i mujtur. Po ashtu edhe Hilen, lojtarë këto që do të kishin nevojë të merrnin disa minuta.
Por, gjithësesi, me të gjithë lojtarët jam i kënaqur, ju e dini që tashmë janë afru edhe djem të rinj të cilët po transmetojnë dëshirën dhe po shkrihen shpejt me grupin.
Gjithësesi, unë bashkë me stafin duhet të shikojmë përpara dhe të jemi me këmbë në tokë, të jemi të përqëndruar dhe të jemi sa më tepër serioz në punën që bëjmë.
Të fillojmë zyrtarisht kampionatin me ndeshjen e parë të fazës së dytë duke pritur në shtëpi Basanian. Është një ndeshje që ne duhet të tregojmë që nga fillimi i lojës dhe deri në mbarimin e saj se jemi skuadra e vendit të parë. Një skuadër që në shtëpi nuk duhet të gabojë dhe kërkon që të bëjë më të mirën dhe të marrim një rezultat pozitiv ndaj saj.
(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Besëlidhja-Drenica 2-1(Filmuar nga ACM News(Agustin Cin Marini) Lezhë



