Sunday, January 11, 2026

(Video) Bilardo-Shkodra mirëpret finalet e 8 më të mirëve të vitit 2025. Presidenti i FSH të Bilardos, Edmond Loku, i kënaqur për garën e parë të vitit 2026: Në korrik, do të organizojmë një aktivitet të përmasave Europiane në Plazhin e Velipojës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shkodra, mirëpriti Turneun final me tetë më të mirët e sportit të bilardos për vitin 2025, aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Bilardos duke pasur në konkurim: Sehar Sokoli dhe Samuel Marku të Vllaznisë, Besart Spahiu(Tirana), Astrit Tolaj(Flamurtari), Kushtrim Prenga(Teuta), Elkjet Koka(Laçi), JulianXhafa(Apolonia) dhe Marjo Bregu(Apolonia).

Presidenti i FSH të Bilardos, Edmond Loku, kishte zgjedhur mjediset komode të Grand Hotel Europa për organizimin e këtij aktiviteti, i pari për vitin 2026.

Disa nga duelet interesante që u vlerësuan dhe u shoqëruan me duartrokitje nga të pranishmët që ndoqën nga afër aktivitetin, mes të cilëve edhe turistë që kanë ardhur për pushime në Shkodër për festën e ndërrimit të viteve, ishin ato mes Besart Spahiu(Tirana) dhe Samuel Marku të Vllaznisë, JulianXhafa(Apolonia)-Elkjet Koka(Laçi), Astrit Tolaj(Flamurtari)-Sehar Sokoli(Vllaznia), të cilët u fituan nga Spahiu, Xhafa dhe Tolaj.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Presidenti i Bilardos Shqiptare, Edmond Loku, u shpreh i kënaqur për organizimin e aktivitetit me kushtet komode të krijuara nga GH Europa, ndërsa vlerësoi maksimalisht nivelin e bilardistëve finalistë.

Ndër të tjera, Loku bëri edhe një panoramë të arritjeve të shumta që Federata Shqiptare e Bilardos ka pasur gjatë vitit 2025, ku përpos aktiviteteve lokave dhe kombëtare, bilardo shqiptare është prezantuar në mënyrë dinjitoze në Kampionatet Europiane dhe Botërore.

Shqetësuese për kreun e bilardos shqiptare, mbetet mbështetja e pakët, madje në shumë raste në nivelin zero nga ana e qeverisë shqiptare dhe stukturave të tjera sportive në vend.

Megjithatë, pasioni që ai ka për sportin e bilardos, ku që nga viti 2002, kur krijoi dhe e vazhdon ta udhëheqë deri më sot Federatën Shqiptare të Bilardos, nuk e pengon presidentin Edmond Loku të angazhohet që edhe gjatë vitit 2026, bilardoja shqiptare do të vijojë të jetë në aktivitet të plotë.

Ndër të tjera, njëshi i FSHB, Loku premtoi për një aktivitet madhor të niveleve Europiane, i cili është planifikuar të zhvillohet në muajin korrik, në plazhin e Velipojës në bashkëpunim me Velipoja Grand Europa Resort, ku për katër ditë me radhë, krahas kampionëve shqiptarë do të konkurojnë kampionë nga Europa dhe më gjërë.

(Video) Pamje nga Turneu final i bilardos me 8 më të mirët e vitit 2025, si dhe intervisten me  Presidentin e Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YORUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img