Bledar Gjeçaj, trajneri i ekipit Vllanzia në basketboll femra, por njëherazi edhe ne dëtyrën e kryetarit të shoqatës së basketbollit Vllaznia, analizon situatën aktuale të skuadërs që ai drejton, por edhe të basketbollit shkodran në përgjithësi.
Duke u ndalur tek skuadra e tij, Gjeçaj, shpreh shqetësimin e largimit të basketbollisteve shkodrane në drejtim të ekipeve të tjera. Vllaznia e basketbollit femra e mbylli sezonin e kaluar në katër ekipet më të mira të Shqipërisë. Ndërkohë, edhe për sezonin e ri sportiv, vajzat kuqeblu synojnë të jenë përsëri mes më të mirave. Megjithë punën e mirë që po bëhet në skuadër, shqetësuese është largimi i basketbollisteve nga Shkodra, ku nëse numërohen formohet një pesëshë dinjitoze në ekipet e tjera të Shqipërisë.
Ndërkohë, referuar postit të kryetarit të Shoqatës së Basketbollit, Gjeçaj shpreh shqetësimin e mungesës së sponsorëve, pasi mungesa e ligjit për sportin frenon bashkëpunimin e komunitetit të biznesit me ekipet sportive.
(Video) Intervista e plotë me trajnerin e Vllaznisë basketboll femra, Bledar Gjeçaj, dhe njëherazi edhe kryetar i shoqatës së basketbollit Vllaznia)