(Video) “Blindohet” stafi i KFF Vllaznia. Presidenti Matija emëron ish futbollisten e Juban Danjes, Paula Jaku trajnere të Vllaznisë U17 dhe ndihmëse të trajnerit Nikolin Leka në ekipin e parë

Më herët, Paula Jaku ka qënë një rivale e denjë e Vllaznisë së futbollit të femrave, ku së bashku me motrën e saj, kapitenen Emanuela Jaku dhe babain e tyre, presidentin e Juban Danjes, Ferdinand Jaku, kanë meritën e madhe të formimit të ekipit të parë të futbollit të femrave në Shqipëri.

Pasi e ka mbyllur me futbollin e luajtur, Paula Jaku është një nga trajneret më të mira të futbollit të femrave, ku pas kualifikimit me licensat përkatëse, drejtoi me shumë sukses Akademinë e moshave të Juban Danjes, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit i besoi drejtimin e kombëtares rajonale të moshave.

Ka qënë kjo arsyeja që Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija, e ftoi Paulen të bëhet pjesë e stafit teknik të klubit kuqeblu. Ftesë të cilën Paula e pranoi me shumë kënaqësi, gjë të cilën e shpreh edhe në prononcimin e dhënë për mediat duke bërë të ditur se do të drejtojë si trajnere e parë ekipin Vllaznia U17, ndërkohë që do të kryejë edhe detyrën e zv.trajneres së ekipit të parë përkrah trajnerit të parë, Nikolin Leka.

(Video) Prononcimin e plotë të trajneres së Vllaznisë në futboll femra, Paula Jaku, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU        

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu