Ka nisur pasditen e së premtes në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” Turneu Ndërkombëtar i Boksit, “Memorial Vllaznia 2026”. Aktiviteti në fjalë që organizohet për llogari të edicionit të 23-të në nderim të 14 ish boksierëve dhe trajnerëve të njohur shkodranë: Shyqyri Halili, Dervish Efovia, Ymer Gruda, Fadil Efovia, Ndoc Gjoni, Nazmi Halili, Liman Kulla, Kolec Ashiku, Lem Kosova, Shpresim Bregu, Kujtim Demi, Ramiz Halili, Fadil Zhega, Viktor Martini, ka zhvilluar pasditen e së premtes së 10 prillit 2026 ndeshjet e ditës së parë.

Kanë qënë pesë duele nga pesha 65 kg deri në +90 kg, ndeshje këto që u karakterizuan me rivalitet, mes të cilave, në tre prej tryre u shpallën edhe kampionët e parë individual.
Zenel Hasani dhe Taulant Jakupi të Kosovës ishin dy kampionët e parë individual . Hasani për peshën 65 kg mundi Kristian Balën dhe Jakupi për oeshën 90 kg mundiMauson Toskën e Shqipërisë.
Ndërkohë, kampioni i tretë individual i përcaktuar ditën e parë të turneut ishte boksieri i Vllaznisë Emanuel Kaçaj që përfaqëson Shqipërinë, i cili duke konkuruar në peshëm plus 90 kg, mundi Ergys Alinë boksierin e Tiranës, Ergys Alia.
Pesha 70 kg ka pasur në program dy ndeshje gjysmëfinale. Milosh Roganoviç i Malit të Zi mundi Mateo Ejup të Shqipërisë, ndërkohë që përballjen shqiptare Arvios Kroi-Kristi Bejko fiton Bejko.
Kështu dy fituesit e çifte të peshës 70 kg: Milosh Roganoviç i Malit të Zi dhe Kristi Bejko i Shqipërisëe do të përballen në finalen e së dielës për të përcaktuar kampionin e kësaj peshe.
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Pesha 65 kg. Zenel Hasani(Kosovë)-Kristian Bala(Albania)…fiton Hasani
Pesha 70 kg. Milosh Roganoviç(Mali Zi)-Mateo Ejup(Albania)…fiton Roganoviç
Pesha 70 kg. Arvios Kroi(Albani)-Kristi Bejko(Albania)…fiton Bejko
Pesha 90 kg. Taulant Jakupi(Kosovë)-Muason Toska(Albania)…fiton Jakupi
Pesha 90+ kg. Emanuel Kaçaj(Albania)-Ergys Alia(Albania)…fiton Kaçaj
Ndeshjet profesioniste të ditës së dytë
Pesha 75-80 kg. Bekim Vjerdha vs Dejan Radoseviç
Pesha 90kg. Renato Gurra( Cruiser) vs Milos Vuletiç
Pesha 91+ kg. Elvis Selmani ( Havy) vs Nikola Vučkoviç
(Video) Pesë ndeshjet e plota të ditës së parë Turneu Ndërkombëtar i Boksit, “Memorial Vllaznia 2026”. Transmetim me koment, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


