Thursday, November 21, 2024

(Video) BOKS-Europiani i Kroacisë/Fitorja e dytë radhazi për Adam Macen. Mund bullgarin Konstantin Yordanov Kostov dhe kualifikohet në katër më të mirët e Europës. Synohet titulli kampion!

Lexo

Tjetër sukses i boksierit shqiptar Adam Maca, i cili po konkuron në Kampionatin Europian të rinjëve që po zhvillohet në Porec të Kroacisë. Pas fitores në turin e dytë ndaj kroatit Bruno Bacac që e kualifikoi në turin tjetër mes tetë më të mirëve të Europës, Maca regjistroi një fitore shumë të rëndësishme edhe në turin pasardhës përballë një boksieri shumë të fortë, kampionit në fuqi të Europës për të rinj, bullgarit Konstantin Yordanov Kostov.

Referuar ecurisë së ndeshjes zhvilluar pasditen e sotme në Porec të Kroacisë, Maca, i shoqëruar nga trajneri i ekipit kombëtar Klaodio Çekini, që është edhe trajneri i tij në klubin e boksit, Boxing North Albania në Shkodër, u ngjit në ringun e Europianit të Kroacisë me objektiv vetëm fitoren.

Edhe pse në raundin e parë Adam Maca, pëson një Knock Down, duke e nisur ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, egoja e fortë që e karakterizon si boksier bëri që ai të qëndrojë bindshëm në ring me boksimin e tij duke e balancuar luftën deri në mbyllje të raundit, por pa mundur dot që ta fitojë.

Në raundin e dytë ndodh e kundërta. Boksieri ynë Adam Maca e fillon me sulm fuqishëm dhe me goditjet e tija të njëpasnjëshme i jep Knock Down boksierit kundërshtar duke arritur të fitojë bindshëm këtë raund të dytë, gjë që sjell barazimin e raundeve në 1 me 1, për t’i lënë vendin raundit të tretë final që është edhe përcaktues për fituesin e krejt ndeshjes.

Raundi i tretë është kopje e të dytit për për boksierin kuqezi, Adam Maca, i cili shfaqet më lart fizikisht sesa kundërshtari, gjë e cila i dha mundësinë të ishte më agresiv në dhënien e goditjeve ndaj bullgarit Konstantin Yordanov Kostov, të cilat të gjitha përkthehen me pikë në favor të tij.

Rënia e gongut të mbylljes së krejt ndeshjes e gjen Macën përsëri në veprime sulmuese, duke u shfaqur dukshëm fitues edhe për publikun që nuk nguroi t’ia dhuronte duatrokitjet në sallë. Ndërkohë, ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me vendimin e gjyqtarisë, e cila i jep fitoren zyrtare boksierit shqiptar Adam Maca. Fitore kjo që e kualifikon atë në katër më të mirët e Europës duke qënë pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion Europe në peshën e tij 57 kg.

(Video) Momenti kur gjyqtaria shpall vendimin për fitoren e boksierit kuqezi, Adam Maca ndaj kampionit të Europës në fuqi, bullgarit Konstantin Yordanov Kostov.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img