(Video) Boks-Kampioni shqiptar Adam Maca, mund 5-0 serbin Ivan Krivaceviç dhe kalon ne fazen e 1/16

Boksieri Shqipëtar Adam Maca fiton  ndeshjen me Serbin Krivaceviç me rezultatin e paster 5-0 dhe kalon ne fazen e 1/16-të. Ky është lajmi më fundit që vjen nga Budva e Malit të Zi, aty ku është duke u zhvilluar Kampionati Botëror U18.

Kampioni shqiptar Maca, përfaqësues i ekipit të Tërbunit të Pukës në Kampionatin Shqiptar me trajner Klavdio Çekini, është stërvitur me shumë seriozitet duke pasur objektiv fitimin e titullit kampion botëror.

Por, të shkuar tek medalja e artë në peshën e tij, Adam Macës do t’i duhet të kalojë me sukses ndeshjen me boksierin e turit të radhës nga Maroku, Salah Eddine, që në rast fitoreje hapet rruga për të ecur më tej drejt realizimit të objektivit.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu