Shkodra do të mirëpresë Turneun e boksit, “Vllaznia Memorial 2025”, i 22-ti përt nga radha, një aktivitet ky i cili është i ndërthurur me boksin amator dhe atë profesionist. Një aktivitet ky që organizohet nga Shoqata e Boksit Vllaznia nën përkujdesjen e presidentit të boksit shkodran, Mondi Ndou, që është njëkohësisht edhe promoter i Fists Of Fire, organizator i turneve të shumë ndërkombëtar të boksit profesionist, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Boksit.
Trajneri i Vllaznisë në boks, Lazarin Vila, bën të ditur, se aktiviteti është pranifikuar të zhvillohet fundjavën e ardhshme duke pasur në program tre ditë konkurim në ring, ku dy të parat janë për kategorinë amator dhe i dita e tretë do të ketë finalet e boksit amator, si dhe ndeshjet profesioniste.
Duke folur për ndeshjet e boksit profesionist, trajneri i Vllaznisë si dhe i ekipit kombëtar, Lazarin Vila, bën të ditur se do të jenë tre të tilla, ku e para i takon kategosisë së femrave duke ngjitur në ring dy boksiere të afirmuara në arenën ndërkombëtare, Julia Igel (Gjermani)-Reyes(Klumbi).
Ndërkohë, me shumë interes priten dulet e dy boksierëve profesionist kuqezi, Alban Beqiri dhe Senad Drini, të cilët do të kenë përballë rivalët e tyre nga Spanja dhe Gjermania.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të boksit Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.