Bekim Vjerdha është njëri prej boksierëve titullarë që trajneri i boksit Vllaznia, Zef Gjoni, e ka renditur në formacionin e parë që kuqeblutë do të konkurojnë në Kampionatin Kombëtar të boksit për të rritur, që zhvillohet këtë fundjavë në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës.
E veçanta e Bekim Vjerdhës për këtë kampionat është se për interesa të pikëzimit ekipor, në këtë kampionat, atij i duhet të sakrifikoj jo pak për të boksuar në peshën e rëndë, dy pesha më lart se pesha e tij aktuale.
Duke folur për Veriu Sport, kampioni Bekim Dema, thotë se e ka pranuar me kënaqësi lëvizjen e trajnerit Zef Gjoni që ai të konkurojë në peshën e rëndë, dhe se beson shumë se do të japë pikët maksimale në shërbim të ekipit në mënyrë që Vllaznia të shpallet kampione e Shqipërisë për të 27-tën herë.
(Video) Prononcimin e plotë të boksierit të Vllaznisë Bekim Vjerdha, mun d ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.