Saturday, September 21, 2024

(Video) BOKS-Shkodër/Emocione dhe rivalitet në ditën e parë të Kampionatit Kombëtar për të rritur

Lexo

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që po zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Një kampionat, i cili ndryshe nga ato të mëparshmit ka rival disa skuadra për të fituar tiutullin kampion. Krahas Vllaznisë vendase, e cila vitin e kaluar koleksionoi titullin e 25-të, në garë janë edhe Tirana, Teuta, Flamurtari dhe Studenti. Një gjë të tillë e bën të ditur edhe kryegjyqtari i Baftjar Abaz, i cili ndër të tjera pohoi se edhe cilësia e boksimeve në ring ka qënë e niveit të lartë

Vllaznia, si pretendentja kryesore vjen në këtë kampionat me president të ri. Ai është ish kampioni kuqeblu, Mondi Ndou, i cili prej disa vitesh jeton jashtë vendit, mes Gjermanisë dhe Anglisë, dhe së bashku me të vëllanë e tij, Gjovalinin, si dhe kolegun e tyre nga Shkodra, Melser Abdylit, drejtojnë me shumë sukses një aktivitet biznesi ku janë të punësuar edhe shumë shqiptarë.

Në prononcimin e tij për median, presidenti i ri kuqeblu Mondi Ndou u shpreh optimist se objektivi i titullit kampion, i 26-ti sipas radhës do të mbetet në Shkodër. Ndërkohë që premtoi zbatimin e të tjera projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare që ai dhe stafi i tij ka në plan për t’i konkretizuar në bashkëpunim në Shkodër.

Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe rivali kryesor i kuqebluve në këtë kampionat që pretendohet të jetë Tirana, përmes trajnerit Renato Kurti, theksoi se ekipi i tyre bardheblu do të luftojë deri në fund përballë Vllaznisë për të marrë titullin kampion.

Rezultatet teknike të ditës së parë

  1. Pesha 60 kg. Ardit Murja(Teuta)-Armelin Dorti(Apolonia), fiton Murja AB
  2. Pesha 60 kg. Franko Lushnjari(Elbasani)-Ani Haxhillari(Vllaznia). Fiton Haxhillari 0-3
  3. Pesha 63.5 kg. Elvis Llanaj(Apolonia)-Kristi Bushi(Tirana), fiton Bushi ËO
  4. Pesha 67 kg. Xhevdet Nasufi(Tirana)-Xhafer Kaza(Teuta), fiton Nasufi AP 2-1
  5. Pesha 67 kg. Besian Karaj(Studenti)-Ibrahim Mezani(Flamurtari), fiton Kartaj AP 3-0
  6. Pesha 67 kg. Ledion Muça(Tirana)-Arbër Arizi(Elbasani), fiton Muça AP 2-1
  7. Pesha 71 kg. Denis Nurja(Tirana)-Agron Muriçi(Tërbuni), fiton Nurja AB
  8. Pesha 75 kg. Angelos Maca(Tërbuni)-Amar Koçi(Studenti), fiton Koçi 0-3
  9. Pesha 75 kg. Renato Nasufi(Tirana)-Ergys Toçi(Teuta), fiton Toçi 0-3
  10. Pesha 80 kg. Senad Drini(Vllaznia)-Arbër Sulejmani(Teuta), fiton Drini 3-0
  11. Pesha 80 kg. Flavio Meta (Vllaznia)-Useid Nika(Studenti), fiton Meta 2-1
  12. Pesha 80 kg. Pëllumb Çela(Gladiatori)-Redis Karaj(Tirana), fiton Karaj 1-2

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë të Kampionatit Kombëtar të Boksit për të rritur që po zhvillohen në qytetin e Shkodrës, 20-22 shtator 2024.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img