Thursday, September 19, 2024

(Video) BOKS-Shqipëria, për herë të parë pranë fitimit të titullit kampion Europe. E premton Nelson Hysa dhe trajneri Zef Gjoni: Më 11 korrik, ora 18:00, Superdueli me gjermanin Thorsten Fuchs

Lexo

Boksi shqiptar është pranë fitimit për herë të parë të një titulli kampion Europe në boksin profesionist.  Një gjë të tillë pritet ta bëjë realitet boksieri shkodran, Nelson Hysa, i cili me datë 11 korrik, do të ngjitet në ringun e kryeqytetit për të boksuar me një kampion të spikatur gjerman si Thorsten Fuchs.

Një turne shumë i rëndësishëm ndërkombëtar ky, i cili përpos superduelit Hysa- Fuchs, që është edhe kulminacioni i kësaj mbrëmje, do të ketë edhe duele të tjera mjaft interesante, mes të cilëve edhe ajo e shkodranit tjetër Arjon Kajoshi që do të boksojë ndaj Ramiro Blanco nga Nikaragua.

Në ndeshjet e tjera, janë edhe duelet e tjera po aq interesante, si ato të Alban Bermeta ndaj Obinna Joseph, Denis Nurja ndaj Angel Barroso, Xhuzepe Jaka ndaj Leon Mariç dhe Fabio Kaçiu ndaj Eedis Dzambas.

Në pritje të zhvillimit të këtij turneu, sot në palestrën e boksit Vllaznia u zhvilluar një seancë profesionale, e cila u shoqërua edhe me disa sparingje, mes të cilave spikatën ato të Hysës dhe Kajoshit.

Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri Zef Gjoni, si dhe boksierët Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi, u shprehën entuziast për arritjen e rezultateve pozitive. Sa i përket ndeshjes më të rëndësishme të peshës super të rëndës mes Nelson Hysës dhe gjermanit Thorsten Fuchs, që luftohet për titullin kampion Europe, trajneri Gjoni u shpreh i bindur se boksieri i tij Nelson Hysa do të bëjë realitet fitoren e ndeshjes si dhe titullin e parë kampion Europe për një shqiptar.

Sipas trajnerit Gjoni, më herët një titull të tillë, e ka fituar më herët edhe shqiptari Luan Krasniqi, por duke boksuar me flamurin gjerman, ndërsa Hysa bokson me flamurin shqiptar.

Duelet e Turneut Ndërkombëtar të boksit profesionist. Tiranë, 11 korrik 2024

Nelson Hysa vs Thorsten Fuchs

Alban Bermeta vs Obinna Joseph

Denis Nurja vs Angel Barroso

Xhuzepe Jaka vs Leon Mariç

Fabio Kaciu vs Edis Dzambas

Arjon Kajoshi vs Ramiro Blanco

(Video) Pamje nga seanca stërvitore, prononcimet e plota në video të trajnerit Zef Gjoni, si dhe boksierëve Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi, mund t’i ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img