Kupa e Shqipërisë në Boks, ishte aktiviteti i fundit i Federatës Shqiptare të Boksit për vitin 2025, ndeshjet e së cilës u zhvilluan në palstrën e boksit të qytetit të Shkodrës.
Me një numër të kufizuar sportistësh, në kalendar kanë qënë vetëm shtatë duele, përfundimi i të cilëve ka fiksuar boksierët fitues në peshat përkatëse si dhe ekipin më të mirë.
Kështu, në duelin e peshës deri në 55 kg, Hysen Karmeshtna i Vllaznisë- Kristian Koco i Flamurtarit, fitues është shpallur Koco i Flamurtarit.
Nga ekipi i Flamurtarit ka dalë edhe fituesi i peshës deri në 65 kg ku Ibrahim Mezani mundit Kristian Balën e Vllaznisë.
Dueli i peshës deri në 75 kg, Ergys Toçi i Teutës-Arber Arizi i Elbnasanit, nxori, fitues durrsakun Toçi.
Fitorja e parë për Vllazninë vjen në peshën deri në 80 kg përmes kampionit Arjon Kajoshi, i cili mundi Antonio Pali të Besëlidhjes.
Vllaznia vijon të fitojë edhe dy peshat e tjera të konkurimit, ato 85 dhe 90 kg, ku boksierët shkodranë Renato Gurra dhe Ersilio Rrgalla, mundën respektivisht Armando Grishaj dhe Kledison Gurraj po të Vllaznisë.
Bazuar në rezultatet teknike në secilen peshë, fitues i Kupës së Shqipërisë për vitin 2025 është shpallur ekipi i Vllaznisë me trajner Lazarin Vila, sukses ky që vjen pas fitores edhe të titullit kampion, duke konfirmuar boksin shkodran absolutin e boksit shqiptar.
Rezultatet teknike të ndeshjeve finale-Kupa e Shqipërisë në BOKS
Kategoria 55kg
Hysen Karmeshtna (VLL)- Kristian Koco(Flamurtari), fitues Flamurtari
Kategoria 65kg
Kristian Bala (VLL)-Ibrahim Mezani(Flamurtari), fitues Flamurtari
Kategoria 75kg
Ergys Toci(TEU)-Arber Arizi(ELB), fitues Teuta
Kategoria 80kg
Arjon Kajoshi(VLL)-Antonio Pali(Beslidhja), fitues Vllaznia
Kategoria 85kg
Renato Gurra(VLL)-Armando Grishaj(VLL), fitues Gurraj.
Kategoria +90kg
Ersilio Rrgalla(VLL)-Kledison Gurraj(VLL), fitues Rgalla.
(Video) Pamje nga ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë në boks, si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë Lazarin Vila, të presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli dhe sekretarit të FSHB Enea Kovaçi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.
Gaspër MARKU



