Vllaznia e Shkodrës vazhdon të jetë absolutja e boksit shqiptar. Këtë e konfirmoi edhe sot, kur në finalet e Kampionatit Kombëtar të boskit për ttë ritur të zhvilluar në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës, ekipi kuqeblu i drejtuar nga kryetrajneri Zef Gjoni u shpall kampion duke koleksionuar titullit e 27-të, rekord më vete në boksin shqiptar.
Ndeshjet e këtij kampionati nisen pasditen e së premtes, ku në ditën e parë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë, Ani Haxhillari fitoj përballë Kristian Bala po të Vllaznisë për peshën 65kg.
Senad Drini fitoj përballe Agron Muriqi të Tërbumit për peshën 75 kg, Bekim Vjerdha fitoj përballë Muadon Toska të Tiranës pesha 90 kg, Elvis Selmani fitoj përballë Josue Cami të Teutës pesha 90kg.
Boksierët e Vllaznisë vijuan të bëjnë një paraqitje të mirë edhe në ditën e dytë, ndeshjet e së cilës u zhvilluan pasditen e së shtunës, ndërkohë që kulmin e mbërriti sot, në ditën finale, ndeshjet e së cilës u zhvilluan në orët e paradites duke u shoqqruar me një rivalitet të madh në mes ekipit vendas Flamurtari dhe atij të Vllaznisë.
Për ekipin e Vllaznisë në ring u ngjitën katër boksierë, të colët luftuan për titullin individual si dhe për pikëzimin ekipor.
Për peshën deri në 65kg, Ani Haxhillari i Vllaznisë fitoi ndaj Skënder Lala të Partizanit duke u shpallur kampion kombëtar.
Për peshën 75kg, Senad Drini i Vllaznisë fitoi ndaj Ergys Toçi të Teutësi duke u shpallur kampion kombëtar individual.
Për peshën deri në 80kg. Arjon Kajoshi i Vllaznisë humbet ndaj Pëllumb Çeles së ekipit Gladiatori duke u shpallur nënkampion kombëtar.
Ndërkohë, boksieri tjetër i Vllaznisë i peshës deri në 85 kg, Renato Gurra shpallet kampion kombëtar.
Rezultate këto, që në përfundim të aktivitetit e shpallen Vllazninë kampione të Shqipërisë për herë të 27-të në historinë e Boksit Shqiptar. Kuqeblutë arritën të mposhtin ekipin vendas Flamurtari pas një rivaliteti të fortë, ku mjafton të përmendin se Vllaznia arriti të përfitoj nga një vend i tretë individual më shumë se sa vnjojatët, të cilët arritën të fitojë tre vende të para, dy vende të dyta dhe një vend të trete.
Sportisti më i mirë i Kampionatit është shpallur boksieri vlonjat Arjol Zeneli,
(Video) Pamje nga KK i boksit për të rritur dhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit.
Gaspër MARKU