Thursday, November 21, 2024

(Video) Botërori i Boksit në Budva. Tjetër fitore e Adam Maces. Boksieri i Tërbunit, mund me knock down marokenin, Salah Eddine dhe kualifikohet në 8 më të mirët e botës. Objektivi medalja e artë

Lexo

Shqipëria ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në Kampionatin Botëror të Boksit U18 ë po zhvillohet nga data 23 tetor në Budva të Malit të Zi. Mbrëmjen e sotme, boksieri i talentuar Adam Maca, i cili në kampionatin kombëtar të Shqipërisë përfaqëson Tërbunin e Pukës, fitoi pastër me rezultatin 5 me 0 përballe boksierit nga Maroku, Salah Eddine.

Një tjetër fitore spektakolare me knock doën pas asaj që arriti dy ditë më parë ndaj serbit Ivan Krivaceviç me rezultatin e pastër 5-0.

Me këtë fitore, kampioni shqiptar dhe nënkampioni i botës për 16 vjeçarët që drejtohet nga trajneri i tij Klavdio Çekini, kualifikohet në 8 më të mirët e botës duke pretenduar edhe më fuqishem për synimin e tij të vetem, titullin e kampionit të botës.

Në përballjen tjetër Maca do të ketë përballë boksierin Armen i cili është edhe kampion i Europës për peshen 60 kg dhe nënkampion i Botës për po të njëjten peshë.

Urime dhe suksese në vazhdim kampioni ynë Adam Maca!

(Video) Momenti i shpalljes së vendimit nga gjyqtaria për kampionin shqiptar Adam Maca në fitoren ndaj rivalit maroken Salah Eddine-Kampionati Botëror i boksit U18 në Budva.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img