Butrinti ka mar një fitore të madhe 4-2 ndaj Partizanit B në stadiumin “Andon Lapa” duke hedhur një hap vendimtar drejt objektivit madhor të sezonit ngjitja në Kategorinë e Parë.
Butrinti dominoi ndeshjen dhe arriti të siguroi tre pikë jetike në garën e fortë për vendin e parë në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
Butrinti nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaloi në avantazh në minutën e 16-të me mbrojtësin Basha i cili ishte protagonist absolut i takimit.
Në minutën e 39-të ishte Lala që dyfishoi rezultatin,duke mbyllur pjesën e parë në favor të Butrintit.
Në pjesën e dytë Butrinti vazhdoi dominimin dhe sërish Basha realizoi në minutën e 54-të,duke shënuar golin e tij të dytë personal.
Ndërkohë për të vulosur fitoren rrjeta u tund edhe një herë për Butrintin,ndërsa në listën e realizuesve u shtua edhe Diop që shënoi një nga golat vendimtarë të ndeshjes.
Partizani B reagoi dhe arriti të shënojë dy herë me sulmuesin Goga por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit.
Me këtë sukses Butrinti ngjitet në krye të renditjes me 44 pikë i ndjekur shumë pranë nga Oriku me 43 pikë, ndërsa Bylis B mbetet në vendin e tretë me 41 pikë.
Diferencat minimale në krye e bëjnë garën më të fortë se kurr, ndërsa gjithçka do të vendoset në javën e fundit të kampionatit, ku Butrinti do të përballet drejtpërdrejt me Orikun në një ndeshje që ka vlerën e një finaleje.
Përballja mes dy skuadrave do të përcaktoj jo vetëm fituesin e grupit,por edhe ekipin që do të shpallet kampion dhe do të sigurojë kalimin direkt në Kategorinë e Parë.
Tensioni dhe emocionet pritet të jenë në maksimum,pasi të dyja skuadrat kan gjithçka për të fituar dhe asgjë për të humbur.
Butrinti do të kërkojë të mbrojë vendin e parë dhe të kurorëzoi një sezon të shkëlqyer,ndërsa Oriku do të synojë përmbysjen e renditjes në momentin vendimtar,duke shfrytëzuar faktin që ndeshja e fundit zhvillohet në Orikum.
Një finale e vërtetë, ku një sezon i tërë do të vendoset në 90 minuta.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Partizanit B, Ergys Luga.
Fatos LAMAJ


