(Video-Ceremoni) KF Vllaznia, nderon me “Mirënjohje” 4 veteranët e futbollit shkodran: Ahmet Meta, Viktor Plumbini, Isa Sukaj dhe Selman Gruda-Përvjetori i 106 i klubit kuqeblu

KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër kanë festuar pasditen e sotme 106 vjetorin e krijimit të Vllaznisë përmes një aktiviteti shumë interesant të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ku ekipi i veteranëve kuqeblu është ndeshur me ekipin e administratës së Bashkisë.

Ndërkohë përpara fillimit të ndeshjes, KF Vllaznia ka nderuar me “Mirënjohje” katër ish- futbollistë të saj e pikërisht Ahmet Meta, Viktor Plumbini, Isa Sukaj dhe Selman Gruda dhe kanë qenë presidenti Alban Xhaferi dhe kryebashkiaku Benet Beci, ata të cilët ua kanë dorëzuar këto çmime. Sa i takon ndeshjes, ekipi i veteranëve të Vllaznisë ka fituar me rezultatin 8-4 dhe ka merituar kupën e vënë nga organizatorët.

(Video) Ceremonia e dorëzimit të titullit “Mirënjohje” nga ana e KF Vllaznia për veteranët e futbollit shkodran, Ahmet Meta, Viktor Plumbini, Isa Sukaj dhe Selman Gruda me rastin e 106 vjetorit të formimit të Shoqërisë Kulturore Artistike Sportive, Vllaznia.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu