Wednesday, December 18, 2024

(Video) Ceremoni-Më të mirët e vitit 2024 në sportin shkodran. Gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, nderojnë 3 veteranë të sportit, 10 “Talentë të vitit” dhe “10-të më të mirët e vitit”

Lexo

Përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Kinema “Republika” të qytetit të Shkodrës ku ishin të ftuar njerëz të sportit, si dhe autoritetet e qeverisjes vendore, gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me Bashkisë Shkodër, organizuan mbrëmjen e së martës së 18 dhjetorit 2024, shpalljen e më të mirëve të sportit të shkodran për vitin 2024.

Një mbrëmje e mbushur me plot emocione, e cila e monitoruar nga gazetarja e mirënjohur shkodrane, Linda Doda, janë shpërndarë 3 çertifikata “Mirënjohje” për veteranë të sportit, 10 me çmimin “Talenti i Vitit” dhe 10 të tjerë për ““Më të Mirët e Vitit 2024”, çmime këto të përcaktuar nga një anketë votimi me trajnerë, specialistë të sportit dhe gazetarë sportiv.

Të kordinuar edhe me një program artistic, shpërndarja e çmimeve ishte programuar e ndarë në tre grupe, ku të parët që janë nderuar kanë qënë veteranët e nderuar të sportit shkodran.

I pari që është nderuar nga veteranët ka qënë ish portjeri i njohur shkodran, Isa Sukaj, pjestar i Vllaznisë së viteve ’70- ’80. Pjesë e historisë së Vllaznisë për shumë vite me rradhë duke mbrojtur portën e saj dhe ndërkohë pas lënies së karrierës për shumë vite ka qenë trajner moshash duke stërvitur shumë portierë. Çertifikata e Mirënjohes i është dorëzuar is portjerit Sukaj nga Presidenti i KFF Vllaznia, Lazër Matija.

Mirënjohja e dytë në këtë ceremoni ka ardhur për një tjetër personazh që i takon sportit të atletikës. Bëhet fjalë për atleten veteran, Angjelina Gurakuqi, e cila gjatë karrierës së saj sportive është shpallur disa herë kampione e Shqipërisë, kryesisht në garën e kërcimit së gjati. Ka thyer edhe 10 rekorde kombëtare, ka qenë anëtare e ekipit tonë kombëtar dhe mban titullin e “Mjeshtres së Sportit”. Për disa vite ka punuar edhe si trajnere pranë ekipit të Vllaznisë. Çertifikatën “Mirënjohje”, athletes veteran Gurakuqi, ia ka dorëzuar plot emocion Prefektja ee Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.

“Mirënjohja” e tretë e shpërndarë në këtë ceremoni ka qënë për një personazh të sportit të basketbollit, veteranin Roland Koka, i cili ka mbi 40 vjet që kontribuon për sportin e basketbollit, fillimisht si sportist ndërsa prej gati rreth 30 vitesh edhe si trajner i moshave të Vllaznisë teksa ka nxjerrë shumë lojtarë cilësorë për ekipin e parë. Për t’i dorëzuar Çertifikatën e e Mirënjohjes, veteranit Koka, në skenë është ngjitur nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, ish futbollist i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare.

Më pas, ceremonia ka vijuar me ndarjen e 10-të çmimeve, “Talenti i vitit”, si dhe 10 të tjerë” Më të mirët e vitit 2024”.

(Video) Ceremonia e nderimit të veteranëve të sportit: ish- futbollisti Isa Sukaj, ish- kampionia e atletikes Angjelina Gurakuqi dhe trajneri i basketbollit Roland Koka)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img