(Video) Ceremoni-“Mirënjohje” për Rajmond Rashën, Afërdita Rakajn, Etleva Millën dhe Lindita Bashën, akorduar nga FSH e Basketbollit për veteranët e basketbollit shkodran

Federata Shqiptare e Basketbollit ka nderuar me titullin “Mirënjohje” me motivacion, për kontributin e dhënë në vite për basketbollin shkodran, katër veteranë të sportit shkodran

Përmes një ceremonie të organizuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ka qënë vetë Presienti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Franko Bushati, të cilët i kanë dorëzuar titujt në fjalë, ish basketbollistit dhe më pas trajnerit të femrave, Rajmond Rasha, për të vijuar me ish basketbollisten dhe trajneren Afërdita Rakaj, si dhe dy ish basketbollistet, Etleva Milla dhe Lindita Basha.

Për Rajmond Rashën, karriera e tij sportive rreth 60 vjeçare, fillimisht si basketbollist i Vllaznisë, ku edhe ka fituar trofe, ndërkohë që pas largimit nga fusha e lojës, kontributi i tij ka vijuar për shumë vite në drejtimin e ekipeve të basketbollit femra.

Po kështu, edhe për Afërdita Rakajn, karriera sportive është mjaft e pasur, fillimiht si titullare e ekipit Vllaznia dhe kombëtares së Shqipërisë, dhe më pas edhe si trajnere e Vllaznisë në basketboll femra, ku për disa vite punoi përkrah kolegut të saj Rajmond Rasha.

Mjaft të njohura dhe të respektuara për basketbollin shkodran dhe atë kombëtar, janë edhe dy ish basketbollistet Etleva Milla dhe Lindita Basha, karriera sportive e të cilave ka lënë gjurmë, jo vetëm tek Vllaznia, por edhe mnë ekipet kombëtare të moshave.

Në prononcimet e dhënë për Veriu Sport, presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, vlerëson kontributin edhe dhënë nga të dekoruarit për basketbollin shkodran në vite. Ndërkohë, që nga ana e tyre, veteranët e basketbollit shkodran, u shprehen të emocionuar për vlerësimin e marrë nga ana e Federatës, ndërkohë që kujtuan disa nga momentet më të spikatura të karrieres së tyre sportive.

(Video) Pamje nga ceremonia e organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit në nderimin me titullin “Mirënjohje” për veteranët e basketbollit shkodran, Rajmond Rasha, Afërdita Rakaj, Etleva Milla, Lindita Basha. Prononcimet e presidentit të FSHB-së Avni Ponari, si dhe të dekoruave: Rasha, Rakaj, Milla, Basha.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu