Thursday, November 21, 2024

(Video) Çiklizëm-Talenti shkodran Mateo Balaj, fitues i Kupës së Shqipërisë zhvilluar në Korçë

Lexo

Çiklistët e Vllaznisë e kanë nisur mbarë vitin 2024. Pas sukseseve të arritura në garat e Kavajës dhe ato të Shkodrës në Kupën “Agim Tafili”, ekipi kuqeblu me trajner Leonat Kolën, korri një tjetër sukses në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluara sot në qytetin e Korçës.

Në programin e këtij aktiviteti kanë qënë dy etapa. Në etapën e parë Qukës – Korçë, fitues ka qenë çiklisti i Tiranes Olsion Veliaj, ndërsa në etapën e dytë Korçë – Bilisht – Goricë e Madhe – Korçë 100 km spikatjen më të madhe e bërë çiklisti i talentuar i Vllaznisë, Mateo Balaj, ku mbërritja i pari në finish është përshëndetur me duatrokitje nga sportdashësit korçarë.

Kjo etapë e dytë, sipas kryegjyqtarit të ka qenë më e vështire për shkak të terrenit të thyer malor nga Qafë Zvezda deri në Goricë të madhe e kthim.

Që në ngjitje të Zvezdës dy çiklistët që kanë hyrë të parët në finish kanë “stakuar” të gjithë pjesën tjetër të çiklistëve dhe pasi kanë prekur pjesën fundore të Goricës ngjitur me njeri tjetrin kanë kaluar edhe finishin, me shkodranin Mateo Balaj fitues.

Fitorja e shtatlartit Mateo Balaj, por edhe paraqitja shumë e mirë e çiklistëve të tjerë, tregon për punën e mirë që po bëhet në ekipin e Vllaznisë, në përbërje të të cilit, krahas Mateo Balajt dhe Brono Kolës, ka edhe një brez të rinj të talentuar që premtojnë për të vazhdimësinë.

(Video) Pamje nga garat e çiklizmit për Kupën e Shqipërisë 2024 zhvilluar në  Korçë. Si dhe prononcimi i çklistit të Vllaznisë, Mateo Balaj, fitues i etapës Korçë–Bilisht–Goricë e Madhe–Korçë 100 km

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img