Tuesday, December 9, 2025

(Video) Dita e dytë e seleksionimeve/ Në testim rreth 150 futbollistë të vitlindjes 2009, Osmani: Të kënaqur me prurjet dhe pjesëmarrjen

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit vijoi sot me ditën e dytë të seleksionimeve Open Stage të futbollistëve të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë dhe luajnë në Europë dhe botë. Pjesëmarrës në këtë seleksionim ishin rreth 150 djem të vitlindjes 2009.

Futbollistët e rinj u zhvilluan u angazhuan në teste fizike dhe në 7 ndeshje miqësore, nga të cilat u përzgjodhën disa lojtarë për ndeshjen finale. Djemtë u ndoqën nga afër nga të gjithë trajnerët e moshave të ekipeve Kombëtare së bashku me stafet e tyre përkatëse si edhe stafi i Drejtorisë Teknike.

Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, në një prononcim për fshf.org tregoi më tepër mbi ecurinë e Open Stage dhe pritshmëritë mbi prurjet e këtij viti.

Si po ecin seleksionimet? – Mbas datëlindjes 2011, sot është datëlindja 2009. Jemi shumë të kënaqur. Pjesëmarrja është jashtëzakonisht e madhe, pothuajse nga çdo vend i botës. Jemi të kënaqur sepse kjo na hap rrugën që ne të kemi një seleksionim sa më të gjërë.

Si i ndihmon ky aktivitet futbollistët e vegjël që të tregojnë veten dhe ata të ëndërrojnë që një ditë të bëhen pjesë e ekipeve kombëtare? – Kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo lojtar sepse në pamundësi për t’i ndjekur ne i shikojmë këtu, ata shprehin talentin e tyre dhe ne krijojmë një ide që ata të jenë pjesë e kombëtareve të moshave.

Pritshmëritë për ditët në vijim – Jemi shumë të kënaqur nga dita e parë dhe e dytë. Ka futbollistë që vijnë nga skuadra me shumë emër. Ky është viti i tretë që ne bëjmë këtë seleksionim dhe vit pas viti vijnë lojtarë të talentuar.

Pas mbylljes së këtyre seleksionimeve, a do të ndërtoni një databazë që të ndiqni lojtarët?  – Është e vërtetë dhe prandaj kjo është shumë e rëndësishme, sepse na jep një orientim sa më të saktë dhe më të sigurt. Ne dimë për çdo lojtar informacione dhe ndërtojmë një databazë që është shumë e rëndësishme për ne.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img