KOKSH dhe Akademia Olimpike do të organizojmë më 23 Gusht, Dita Olimpike në Amantia, si pjesë e Vajzë-Fest.
Nga Amantia drejt Olimpit’, një festë e madhe historike, kuturore dhe sportive. Me iniciativë të Presidentit Fidel Ylli, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Akademia Olimpike do të organizojnë Ditën Olimpike të Amantias, me pjesëmarrjen e shumë sportistëve dhe fëmijëve, që do të zhvillojnë gara të ndryshme sportive, në qytezën e vjetës të Amatias.
Si një prej qendra të lindjes së qytetërimit modern, që daton prej shekullit të III p.e.s, Amantia është një dëshmi e gjallë e një historie të pasur, me tradita kulturore, historike dhe sportive.
Përreth stadiumit të Amantias, një pasuri e trashëgimisë historike dhe sportive, do të mbahen aktivitete sportive në disiplina si Atletika, Gjimnastika, Judo, Taekëondo, Boks, Ping Pong, Hark, Volejboll, Mundje, Peshëngritje, Shah, Rally dhe aktiviete për fëmijë, duke veshur këtë ditë me ngjyrat Olimpike.
Presidenti i KOKSH ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatave, për të koordinuar dhe siguruar një pjesëmarrje të madhe në këtë aktivitetet me vlera për historinë dhe Olimpizmin shqiptar.
Dita Olimpike e Amantias, përkon edhe me Vajzë-Fest, një aktivitet i përvitshëm me përmasa kombëtare.