Në harkun kohor të një jave atletika shkodrane bën pronë të saj dy trofe të rëndësishëm kombëtar. Pas trofeut të Kupës së Shqipërisë me të rriturit, aktivitet i cili u shoqërua me një rekord të ri kombëtar nga talenti Franko Burraj, Vllaznia e atletikës fiton edhe një tjetër trofe. Këtë radhë janë 18-vjeçarët që në garat e Kampionantit Kombëtar zhvilluara në stadiumin “Loro Boriçi” fitojnë titullin kampion, duke vijuar kështu të dëshmojnë se atletika shkodrane është dominuese me të gjitha grupmoshat.
Nje sukses ky që krahas atletëve protagonist në garat përkatëse, e ka bazën edhe në punën profesionale të të trajnerë Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.
Duke folur për Veriu Sport, kryetrajneri Albert Marashi, shprehet i kënaqur me paraqitjen e atletëve shkodranë, të cilët përgjithësisht dominuan në të gjitha disiplinat përkatëse.
Natyrisht që vlerësimet më të mëdha i ka për rekordin e vendosur nga Franko Burraj, për kategorinë e të rriturve, por ndërkohë, ai citon edhe disa atletë të tjerë të rinj të talentuar, të cilët pritet të jenë një Franko tjetër në disiplinat e tyre.
Rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë në K.K U-18
110m/ pengesa- Andrea Nenshati – vedi 1-re
100m – Arijon Alibali – vedi 1-re
200m – Arijon Alibali – vendi 1-re
400m – Dejan Balla – Vendi 1-re
400m/pengesa – Ergi Dallnesi – vendi 1-re
Kercim se gjati – Mario Cepi – vendi 1-re
Kercim 3-hap – Mario Cepi – vendi 1-re
Kercim se larti – Andrea Nenshati – vendi 1-re
4x100m – vedi 1-re
4x400m – vendi 1-re
110m/ pengesa – Egi Dallnesi – vendi 2-te
Kercim se larti – Sulejman Taka – vendi 2-te
400m (Vajza) – Roah Bashli – vend 2-te
Kercim se gjati (Vajza) -Elois Heta – vendi 2-te
Kercim se gjati ( Vajza) -Roah Bashli -vendi 3-te
200m – Djan Balla – vendi 3-te
100m – Enes Koçi – vendi 3-te
400m – Idlir Hoxha -vendi 3-te
Por, sipas kryetrajneri Albert Marashi, nuk ka mbaruar me kaq, sepse në muajin qershor, Vllaznia e atletiës ka në objektiv të sjellë në Shkodër edhe dy trofe të tjerë për kampionatin e kategorinë U-20 dhe për të rriturit, kampionate kqto që do ët zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”.
Prononcimin e plotë të kryetrajnerit të Vllanzisë në atletikë, Albert Marashi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
(Video) Pamje nga garat e Kampionantit Kombëtar U18 të zhvilluara në stadiumin “Loro Boriçi”, si dhe prononcimi i kryetrajnerit kuqeblu, Albert Marashi.
Gaspër MARKU