Ndeshjen, Partizani-Teuta, e luajtur sot për javën e 12-të të Abissnet Superiore, trajneri i durrsakëve, Edi Martini e ka ndjekur në stadiumin “Arena e Demave”, për shkak të kartonit të kuq marrë javën e kaluar në ndeshjen Teuta-Elbasani.
Penalltinë e minutës së 95-të akorduar në favor të Teutës, kur rezultati ishte 0-1 për Partizanin, i mbushur me emocione, trajneri Martini nuk ka pasur zemër ta ndiqte live. Ndaj, i mbuluar me kapuçin e xhakoventës që kishte veshur, është shtrirë në stolin e tribunës.
Brohoritja e tifozërisë durrsake dhe hedhja sipër tij e një tifozi durrsak në momentin që Lloci ka shënuar në portën e Partizanit, janë shoqëruar me shpërthimin e Martinit në entuziasëm për barazimin e rezultatit në 1-1.
(Video) E veçantë për Edi Martinin. Mbulohet me kapuç në momentin e ekzekutimit të penalltisë në favor të skuadrës së tij.