Friday, November 22, 2024

(Video) E vështirë, por e merituar. Vllaznia me një lojtar më pak për 60’ fiton me Partizanin dhe mban vendin e tretë në renditje

Lexo

Vllaznia-Partizani 1-0(Shënues: Latifi 28’)

Abissnet Superiore-Java e 12-të

E mërkurë, 8 dhjetor 2021, ora 16.45, stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva(Kruja 82’), Latifi(Bulatoviç 90+1’), Gjurgjeviç(Heriç 68’). Trajner: Thomas Brdariç

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara. TRajner: Ilir Daja

Gjyqtar kryesor: Florjan Lata-Sistemi VAR: Kreshnik Bajramaj

Një fitore e vështirë, por e merituar. Kjo është ajo që duhet thënë për sfidën e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0.

Themi e vështirë, sepse, për se si erdhen edhe situatat e lojës, pjesa e dytë ishte një vuajtje jo e vogël e Vllaznisë për të ruajtur avantazhin e pjesës së parë. Të vështirë ia bëri punën Vllaznisë, pasi për 60-të minuta ajo luajti në fushën e lojës me një futbollist më pak. Kjo, pasi, pasi Ardit Krymi u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Lata për një frenim të parregullt ndaj Carës, si lojtari i fundit gjatë kohës që futbollisti mik po futej i vetëm në zonën kuqeblu.

Nëse i bëjmë një analizë të shkurtër takimit, 45 minutat e para ishin më të mira për Vllazninë, e cila që në start të takimit luajti plotë ritëm e kombincione duke ushtruar presion deri sa gjetin rrugën e rrjetës. Kjo ndodhi në minutën e 28-të, kur pas ekzekutimit të një goditje dënimi për kuqeblutë, është kapiteni Gurishta që i afrohet shumë golit, por gjuajtja e tij brenda zonës, pasi pengohet nga portjeri Teqja,  shkon në pingulen e djathtë të portës së kuqe dhe pasi kthehet në fushë gjen gatishmërinë e Latifit, i cili edhe pse i vetëm mes shumë mbrojtësve miq e dërgon fluturimthi në rrjetë.

Tifozëria shkodrane, e cila në krahasim me ndeshjet e mëparshme ishte më e madhe në numër, shpërthen në entuziazëm duke vijuar ta mbështesë skuadrën e zemrës. Ndërkohë, në kampin mik të Partizanit, pas pësimit të golit shikohet një reagim i menjëhershëm në kërkim të golit të barazimit. Por, përballë ka një Vllazni të mirëorganizuar, e cila, jo vetëm që nuk lëshon, por kërcënon përsëri portën e Teqjes duke kërkuar golin e qetësisë.

Me avantazhin e Vllaznisë 1 me 0, skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, ku pas kthimit në fushë, fillimisht duket një kopje e pjesës së parë. Por, ballancat prishen në minutën e 66-të, kur mesfushori kuqeblu lë fushën e lojës me karton të kuq.

Lëvizje e menjëherdhme në stolin e Vllaznisë. Brdariç largon sulmuesin Gjorgjeviç dhe fut në lojë mesfushorin Heriç për të mbuluar zonën e lënë bosh nga Krymi. Që prej këtij momenti, loja e kuqebluve ndryshon, duke menduar më shumë për prapavijën.

Përfiton Partizani, i cili intensifikon sulmet e tij në kërkim të golit të barazimit. Realisht, futbollistët e kuq shfaqen dukshëm dhe dendur në gjysëmfushën e Vllaznisë, ku në ndonjë moment edhe mund të shfrytëzonin rastet e tyre për golin e barazimit. Minutat kalojnë dhe fundi është aspak i qetë për skuadrën kuqeblu, pasi e tërë skuadra mike shfaqet në gjysëmfushëm vendase. Ka vend edhe për momente tencionuese në përplasje mes dy kampeve përkatëse, por vetem kaq, sepse vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit Lata lë në fuqi rezultatin 1 me 0, me atë gol të shënuar në minutën e 28-të nga Latifi.

Festa e kuqebluve është e ligjshme, tifozëria vazhdon të duatrokasë futbollistët për fitoren e arritur, ndërkohë që vetë futbollistët dhe stafi teknik shkojnë tek tribuna përballë duke u përshëndetur me tifozët.

Tre pikë të arta këto për Vllazninë, të cilat i çojnë kuqeblutë në kutën e 20 pikëve duke qëndruar aty tek vendi i tretë me presionin ndaj Tiranës dhe Kukësit që kryesojnë. Ndërkohë, Partizani, që me një fitore në Shkodër kishte mundësitë këmbente vendit në venditje me Vllazninë, tashmë mbetet në të njëjtën kuotë pikësh, 15-të si dhe në vendin e gjashtë në renditje. (Video) Emocionet e fundndeshjes, Vllaznia-Partizani 1-0(Stadiumi “Loro Boriçi”-8 dhjetor 2021)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img