Për Ali Kullolin, veteranin e nderuar të sportit shkodran, dita e sotme ka qënë e veçantë. Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, Partizanit, Gjirokastrës, etj, i cili gjatë karrieres sportive është aktivizuar me sukses edhe në sportin e atletikës, basketbollit, hendbollit, etj, ka festuar ditëlindjen e 95-të të tij.
Ndryshe nga bashkëkohësit e tij, mes të cilëve edhe kolegë të sportit, shumë prej të cilëve nuk jetojnë, Ali Kullolli, edhe pse mbi supe mban plot 95 vite, ai është i freskët, jo vetëm në memorie teksa kujton me saktësi dhe korrektësi çdo detaj të karrieres së tij sportive, por në të njëjtën kohë është në një formë të mirë fizike, teksa qytetarët e tij shkodranë, por edhe ato të Tiranës ku kalon shumë ditë tek e bija që jeton në kryeqytet, e shikojnë të pedalojë si djal i ri në biçikletë.
Përpos fushës së sportit që e bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë, Ali Kullolli ishte edhe një intelektual i mirëfilltë, ku për shumë vite shërbeu në instanca të rëndësishme vendore dhe qëndrore, si specialist i financës dhe ekonomisë.
Ndërkohë, që portreti i tij plotësohet më së miri, edhe si një qyterar dhe familja model, ku traditën dhe vetitë e tij të mirëfillta intelektuale i përcolli më së miri tek fëmijët e tij.
Të gjitha këto, mund t’i ndiqni në rrëfimin që ai ka bërë për Veriu Sport, të cilin mund ta ndiqni në linkun që shoqëron shkrimin dhe në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Edhe 100 të tjera, plot shëndet, Ali Kullolli, shkodrani model i shumë fushave të jetës!
Gaspër MARKU