Sporti i mundjes në Shkodër mund të jetë ndër të vetmit, jo vetëm në Shkodër, por edhe në shkallë kombëtare që është aktiv në nderimin e figurave sportive që i kanë dhënë Klubit Sportiv Vllaznia dhe më gjërë.
Shoqata e Mundjes Vllaznia në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të mundjes shqiptare, festuan 75 vjetorin e lindjes të ish mundësit, trajnerit dhe arbitrit të njohur të mundjes shkodrane Pal Marku.
Ndërkohë, takimi i radhës ishte për 70 vjetorin e lindjes së një tjetër figure të nderuar sportive, për ish kampionin dhe trajnerin e mundjes Tonin Dema, që më vonë kontribuoi edhe në sportin e boksit.
Ishte zgjedhur pika turistike e Shirokës, në lokalin simpatik të Rrok Simonit, më i hershmi në këtë zonë, ku u festua mes miqve të afërt të fushës së sportit, kolegët më të afërt të ekipit Vllaznia, si dhe të tjerë të ardhur nga Tirana dhe rrethet e tjerë të Shqipërisë. Natyrshëm, që në këtë festë nuk munguan edhe miqtë të afërt së rinisë së Tonin Demës, ato me të cilët ai ishte aktiv në proçeset demokratike, ku edhe është nderuar nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë me titullin “Pishtar i Demokracicë”.
Në cilësinë e drejtuesit të Shoqatës së Veteranëve të Mundjes Vllaznia, ish kampioni i njohur i mundjes shkodrane, Eljaz Guri, pati rastin dhe kënaqësinë të hapte takimin, ku ndër të tjera, e cilësoi Tonin Demën një kampion si sportist dhe trajner, shumë cilësor, por edhe si një familjar dhe qytetar, pasionet e të cilit përpos sportit të mundjes ishin edhe për muzikën.
Në festën e përvjetorit të 70-të të ditëlindjes së Tonin Demës të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër, nënkryetari Alban Preka dhe specialisti i zyrës së sportit në Bashki, Alban Hasani. Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari bashkiak Alban Preka, vlerësoi maksimalisht aktivitetin dhe karrieren e pasur të Tonin Demës në sportin e mundjes, jo vetëm si sportist por edhe si trajner. Në emër të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zoti Preka i ka dorëzuar kampionit Dema, titullin “Mirënjohje”.
Ndërkohë, Xhelil Cibaku, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të mundjes shqiptare, ndër të tjera, do të shprehej:
“Shkodra eshte vendi i traditave patriotike, kulturore, sportive dhe shoqerore. Nga ekipi i Vllaznise kane dale shume mundes te shquar, kampione kombetare, nderkombetare e deri kampione bote.
Me kete rast kujtojme mundesit e traineret e shquar Shkodrane, kampione te Vllaznise qe nuk jane me, mundesit kampione, veteranet e shquar qe jane prezent dhe te gjithe shoket tjere si dhe mundesit aktuale te ekipit te Vllaznise qe po sterviten, duke kthyer traditen e mundjes Shkodrane.
Falenderoj per pjesemarrjen koleget e pranishëm te Ekipeve te mundjes nga gjithe Shqiperia.
Sot eshte festa e ditëlindjes së Tonin Demes dhe ne në emer te ShKMSh dhe Presidentit Enklajd Malo dhe te ftuarve i urojme Toninit, gezuar ditelindjen, jete te gjate dhe flm per ftesen.
Ju uroj te gjithe te pranishmit te keni shendet dhe gezime ne familjet tuaja.
Respekte dhe suksese Deges ShKMSh Shkoder dhe drejtuesve te saj.
SHKMSh me propozimin tuaj vendosi te nderoje Tonin Demen me titullin e larte te “Merites Sportive”, “Nderi i Mundjes Shqiptare”.”
Vetë ish kampioni i mundjes, Tonin Dema, i emocionuar për nderin që iu bë në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, shprehu mirënjohjen për të pranishmit që e respektuan. Me një gotë vere në dorë, Dema takoi një për një të gjithë miqtë e pranishëm, duke vënë në dukje tek gjithësecili, kujtimet që e lidhin në jetën e tij sportive dhe më tej.
Gjatë zhvillimit të këtij takimi shoqëruar me një dreke festive, pati përshëndetje të shumta nga të pranishmit, ndërkohë që nga ana e të gjithëve, përsëritej vazhdimisht, urimi: Edhe 100 të tjera Tonin Dema!
Karriera sportive e Tonin Demes:
Ka filluar mundjen me ekipin e te rinjve Vllaznia ne vitin 1970. Në vitin 1972 dhe 1973 shpallet kampion kombëar me të rinjtë. Nga viti 1974-1984 është shpallur 5 here kampion kombëtar me ekipin Vllaznia, Mundje e Lire dhe 2 here fitues i Kupës së Republikes. Fitues i Medaljes së Artë në Spartakiaden e katërt Kombëtare. Fitues i Medaljes së Argjende në Spartakiaden e pestë Kombetare. Trainer i ekipit të tëë rinjve 77-79 dhe të të rriturve, sidhe trajner i ekipit të boksit. Nderuar me titullin: Mjeshtër Sporti dhe Mjeshter i Merituar Sporti, Nderi i Mundjes Shqiptare nga FShM dhe ShKMSh, dhe me tituj nga Bashkia Shkodër dhe organe qëndrore.”
(Video) Ceremonia e 70 vjetorit të lindjes së ish kampionit të mundjes shkodrane, Tonin Dema.
Gaspër MARKU