Jo shumë larg, në ditët e para të vitit të ri 2024, Veriu Sport, pati publikuar një deklaratë të grupimit të tifozëve “Vllaznia Diasporë”, ku pasi kishin konstatuar problematikën në ekipin e volejbollit shkodran të femrave, i afruan mbështetjen e duhur trajneres së ekipit Nora Deda, duke i garantuar shumë përkatëse financiare për të përforcuar ekipin në merkaton e janarit.
Dhe, një gjë e tillë mori rrugën e zgjidhjes shumë shpejt, pasi grupimi në fjalë “Vllanzia Diasporë” depozitoi shujmë përkatëse pranë shoqatës së volejbollit Vllaznia duke bërë të mundur blerjen e tre volejbollisteve të huaja, kanadezes Olivia Saunders, kolombines Manuela Sierra dhe brazilianes Sthefany Benvinda.
Ndaj edhe prononcimin ekskluziv dhënë për Veriu Sport, trajnerja Nora Deda, e nis pikërisht nga grupimi, “Vllaznia Diasporë”.
“Së pari, që duhet falenderuar për këtë nismë që çoi në përmirësimin e situatës, janë djemtë e grupit “Vllaznia Diasporë”, të cilët shpërndanë intervistën e bërë nga Veriu Sport ku ngritën problemin tonë. Dhe, ato, me mundësitë që kishin dhanë shkëndijat e para dhe kontribujan financiarisht në zgjidhjen e kësa situate. Me datën 13 të këtij muaji pata një takim në Bashki, gjeta përkrahjen dhe mbështetjen e tyre shumë solide për të zgjidhur situatën.”, shprehet trajnerja Deda në fillim të pronocimit të saj, duke mos e fshehur kënaqësinë e zgjidhjes së këtij problem.
Në vijim, trajnerja Nora Deda, flet edhe për treshen e volejbollisteve të huaja që kanë nisur stërvitjen me Vllazninë, si dhe për përgatitjet që po bëhen për ndeshjen e parë të fazës së dytë, atë në mes Vllaznisë dhe kampiones Skënderbeu, që do të luhet pasditen e së hënës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
(Video) Prononcimin e plotë të trajneres së Vllaznisë Nora Deda në volejboll femra, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU