Wednesday, November 13, 2024

(Video) Elez Gjozaj, rizgjidhet President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Presidenti aktual fitoi garën me rivalin e tij Asim Belinova

Lexo

Federata Shqiptare e Peshëngritjes,  organizojë diten e dielë Asamblenë e Përgjithshme. Punimet e  zhvilluara në mjediset komode të Grand Hotel Europa të Shkodrës, kishin për qëllim zgjedhjen e Presidentit të FSHP si dhe Bordit Drejtues.

Të pranishëm në këtë Asamble, ishin edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, si dhe përfaqësuesi i Federatës Europiane të Peshëngritjes, z. Astrit Hasani, njëkohësisht edhe president i Federatës së Kosovës në Peshëngritje.

Në fjalimin që Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli mbajti në hapje të punimeve përcolli urimin për rithemelimin e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes, pak javë më parë dhe ku President u zgjodh me vota unanime, z. Elez Gjozaj, ndërsa vlerësoi arritjet që ka shënuar Federata e Peshëngritjes.

Një tjetër përshëndetje erdhi për të pranishmit edhe nga përfaqësuesi i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani, i cili vlerësoi punën e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit Elez Gjozaj gjatë mandatit të kaluar.

Më pas punimet e Asamblesë vijuan me procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku në garë ishin presidenti aktual i FSHP-së Elez Gjozaj dhe Asim Belinovi, një nga emrat simbol të peshëngritjes shqiptare, pjesë e kryesisë së federatës në shumë mandate radhazi.

Verdikti i votave nga të mandatuarit në Asamble bënë që Elez Gjoza të marrë 15 vota, duke u rikonfirmuar në postin e Presidentit, ndërsa kandidati tjetër, Asim Belinovi, mori vetëm 1 votë.

Votimi për President i FSHP-së

Asim Belinovi 1 votë

Elez Gjozaj 15 vota

Gjithashtu nga këtë Asamble u zgjodh dhe Bordi i ri Drejtues me anëtarë ku votat më të shumta i mori Artur Lagja, trajneri i Vllaznisë dhe i kombëtares kuqezi në peshëngritje, për të vijuar me Leonard Toska, Asim Belinova, Arben Qafa, Endri Karina dhe Ilir Topuzi.

Bordi i ri Drejtues i FSHP-së:

Artur Lagja

Leonard Toska

Asim Belinovi

Arben Qafa

Endri Karina

Ilir Topuzi

(Video) Përshëndetja e Presidentit të KOKSH, Fidel Ylli në Asamblenë e FSH Peshëngritjes-Shkodër, 10 nëntor 2024. Prononcimi i Presidentit të FSHP-së Elez Gjozaj, pas rikonfirmimit në postin e Presidentit, si dhe pamje nga zhvillimi i punimeve të Asamblesë së FSHP-së.

Gaspër MARKU-Shkodër,10 nëntor 2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img