Ndonëse pa kushtet e duhura stërvitore, pasi prej vitesh kërkohet një pishinë për zhvillimin e proçesit stërvitor, noti shkodran duket se është në rrugë të mbarë. Dhe, kjo falë punës pasionante dhe profesionale që trajneri Kolë Shiroka po bën me një brez të talentuar vajzash të reja shkodrane.
Dy prej tyre janë edhe Elia Lika dhe Andia Pema, e para pjesëmarrëse në Kampionatin Europian të Notit, duke qënë konkuruese për të dytin vit radhazi në stilin 50 metër stil i lire dhe e dyta, nënkampione e Shqipërisë në garën 50 metër stil i lirë.
Në prononcimet e tyre dhënë për median, ato flasin me emocion për konkurimet e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare.
Së shpejti, pritet konkurimi në Kampionatin Kombëtar që zhvillohet në muajin nëntor në kryeqytet, ku dy notaret në fjalë, së bashku edhe me kampionen Viki Tafrruku, si dhe pjesën tjetër të skuadrës kuqeblu, kanë objektiv fitimin e trofeut si ekip dhe si individë.
(Video) Prononcimet e notareve shkodrane, Elia Lika dhe Andia Pema, pas konkurimeve të tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare