Sunday, August 17, 2025

(Video) Emocionet e Ermal Milles! Ish basketbollisti shkodran vjen nga Kanadaja ku drejton një ekip basketbolli, për të luajtur në Kampionatin Ndërkombëtar të basketit 3×3-Shkodër

Lexo

Ermal Milla, një ish basketbollist i njohur shkodran, trajner basketbolli i Vllaznisë me moshat, si dhe pedagog në departamentin e sportit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, rreth dy vite më parë, u largua nga Shkodra dhe Shqipëria për t’u vendosur në Kanada, atje ku jeton me familjen e tij.

Por, një ftesë e ardhur nga kolegët e tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, organizator dhe drejtues të shoqatës së basketit 3×3 Albania, e ngacmoi të vinte në Shkodër për të marrë pjesë në Kampionatin Ndërkombetar të basketbollit 3×3 që po organizohet në sheshin qëndror të Shkodrës, “Nënë Tereza” me mbështetjen  e Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Bashkisë Shkodër.

Prania e tij në formacionin e ekipit “Shkodra Basket” u shoqërua me një formë tejet të mirë sportive të Millës, ku përpunimi i topit, depërtimet e suksesshme në tabelë, si dhe preçizioni në gjuajtjet nga distanca, morën duatrokitjet e shumtë të publikut shkodran i pranishëm në ndjekjen e aktivitetit.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Ermal Milla, flet për emocionet e marrjes së ftesës nga kolegët e tij Shabani-Gjeçaj, përformancën shumë të mirë që ai pati në fushën e lojës, aktivitetin e tij sportiv në Kanada ku drejton një ekip basketbolli moshash në Toronto, si dhe ndjekjen me shumë vemendje përmes mjeteve eletronike të ecurisë së sportit shkodran dhe atij shqiptar në përgjithësi.

(Video) Prononcimin e plotë të ish basketbollistit të njohur shkodran, Ermal Milla, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img