Saturday, December 28, 2024

(Video) Emocionet e Nënkampiones së Europës në Karate, lezhjanes, Mikela Skandaj, për festën e flamurit kombëtar. Mirënjohja për ato që e kanë mbështetur!

Lexo

Për Mikela Skandajn, 13 vjeçaren e talentuar nga fshati Baqel i Lezhës, e cila rreth një muaj më parë u shpall Nënkampione Europe në sportin e karatesë, festa e flamurit, shpalljes së pavarësisë kombëtare, përjetohet me emocione të veçanta. Emocione këto, që janë edhe më të forta, pasi ajo ka lindur në Itali dhe sukseset e saj europiane i shoqëron me flamurin shqiptar, edhe pse nga shteti i saj shqiptar dhe federate përkatëse e karatesë e kanë lënë në harresë. Sepse, siç është shprehur edhe vetë ajo, dëshira e saj janë që të përfaqësojë zyrtarisht kombëtaren e Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare. Në këto ditë festash, sidomos atë të flamurit, ajo ka gjetur rastin të përcjellë një falenderim publik për ato që e kanë mbështetur në rrugën e bukur të sportit, mes të cilëve edhe babanë e saj, Angjelin Skandaj, të cilit ia dedikon gjithë suksesin e saj të deritanishëm.

Falenderim zemre!

 “Të dashur bashkatdhetarë të mi. I lexova me vonesë, por me shumë vemendje dhe përkushtim të gjitha urimet dhe komentet tuaja të përzemerta që më keni dhuruar nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndaj, e ndjeva si obligim e nuk mund të rrija indiferente përballe gjithë këtyre urimeve. Gjeta rastin në këtë ditë të shënuar, t’ju falenderoj nga zemra për urimet e përzemerta dhe të sinqerta që më keni dhuruar gjatë ditëve të suksesit tim.

Një urim special shkon mediat sportive të Shkodrës, gazeten “Shkodra Sport online”, RTSH Shkodra dhe “Veriu Sport” që kanë pasqyruar arritjet e mija gjatë vitit 2022. Po kështu, edhe Bashkinë Lezhë me kryetarin e saj Zotin Pjerin Ndreu, si dhe familjen time, e në veçanti Babin tim, Angjelin Skandaj si i vetmi sponsor për 4 vite me radhë, që me shumë përkushtim e sakrificë bëri që unë të arrij në nivele kaq të larta.

E shfrytëzova rastin e këtij falenderimit, pikërisht me rastin e festës së  flamurit, pasi edhe pse kam lindur në Itali e ndjej shumë peshen e tij. Sa herë që garoj e ndjej vehten një Shqiponjë e vogel dykrenare që kërkon të dalë fitimtare.

Edhe pse jam harruar nga shteti Shqiptar, pesha e këtij flamuri dhe urimet tuaja të përzemerta më mbushin me optimizëm për një karrier sportive të suksesshme. Ju jeni një burim frymëzimi për të arritur atje ku dëshirojmë të gjithë.  Gëzuar ditën e flamurit e faleminderit për urimet e përzemerta. Zoti ju bekoftë!” Kjo është letra falenderuese që Nënkampionia e Europës, Mikela Skandaj, përcjell publikisht për mbështetësit dhe miqtë e saj me rastin e Festës së Flamurit, 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.

(Video) Përmbledhje e disa garave të nënkampiones së Europës Mikela Skandajt, përfshi edhe pasionet e saj të para për futbollin)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img