Friday, February 13, 2026

(Video) Emri “Loro Boriçi” merr vendin që i takon në hyrje të stadiumit të Shkodrës. Tribunat e stadiumit do të mbajnë emrat e legjendave të Vllaznisë. Kryebashkiaku Benet Beci ndjek punimet dhe fton tifozërinë shkodrane të mbështet skuadrën drejt titullit kampion

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kryebashkiaku shkodran Benet Beci i shoqëruar nga drejtori i Mirëmbajtjes së Objekteve Publike Jozef Kulla ka inspektuar punimet që po kryehen në stadiumin “Loro Boriçi” në këto ditë të pragfestimit të 107 vjetorit të klubit Vllaznia.

Vemendja kryesore ka qënë e përqëndruar në mjediset e hyrjes së stadiumit, aty ku edhe pse prej dhjetë vitesh nga ndërtimi i stadiumit të ri, mungonte një element i thjeshtë por shumë i rëndëishëm, pllakata emërtuese e stadiumit.

Dhe, një gjë e tillë tashmë ëshntë bërë realitet falë interesimit dhe përkujdesjes së vetë kreut të Bashkisë Shkodër si dhe drejtori i Mirëmbajtjes së Objekteve Publike Jozef Kulla.

Më poshtë mund të ndiqni postimin e vetë kreut të Bashkisë Arban Xhaferi, shoqëruar edhe me pamjet përkatëse.

……..

Ka qenë e domosdoshme që stadiumi i Shkodrës të mbante të shkruar, ashtu siç e meriton, emrin e tij – “Loro Boriçi”.

Pas 10 vitesh nga ndërtimi i stadiumit, kjo është bërë realitet. Pas disa ndërhyrjesh të tjera të realizuara në këtë impiant dhe në mjedise të tjera sportive, vendosja e emrit në hyrjen kryesore është një hap simbolik, por me vlerë të madhe për shtëpinë e futbollit dhe për KF Vllaznia Shkodër.

Në frymën festive të 107-vjetorit të Vllaznisë, ftoj edhe tifozët të bëhen pjesë e nismës sonë: të propozojnë që katër tribunat e stadiumit të mbajnë emrat e kolosëve të futbollit shkodran. Propozimet do t’i paraqiten shumë shpejt Këshillit Bashkiak për miratim.

Shumë shpejt pritet edhe vendosja e ulëseve të reja në tribunën VIP, një tjetër hap drejt përmirësimit të kushteve në këtë impiant sportiv.

Le të jetë kjo vëmendje e shtuar një ogur i mirë për Vllazninë kampione.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img