Për sezonin futbollistik 2024-205, Akademia e Futbollit Vllaznia ka aplikuar votimin për futbollistin më të mirë të muajit. Kështu për muajin shtator, në konkurim kanë qënë tre futbollistë të përzgjedhur nga vetë trajnerët e Akademisë, dhe në përfundim të votimit, më i miri është shpallur Erdis Valikaj i Vllaznisë U17 me trajner Arbër Shtytani me 49 % të votave.
I dyti është Rubin Kastrati i Vllaznisë U15 me trajnerin Amarildo Belisha me 42% vota dhe i treti Sokol Uldedaj i Vllaznisë U16 me trajner Denis Zmijani me 9%.
Tre të përzgjedhurit e muajit shtator nga stafi teknik i akademisë, morën një dhuratë simbolike si shenjë vlerësimi për angazhimin dhe performancën e tyre të shkëlqyer në fushën e lojës.
Duke u ndalur tek fituesi i trofeut të futbollistit më të mirë të muajit shtator, Erdis Valikaj i Vllaznia U17, trajneri i tij Arbër Shytani, flet me konsiderata për vlerat e këtij futbollisti.
“Erdisi luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe falë vlerave që demonstron në fushën e lojës, bën diferencën në skuadër. Jo më kot, në 6 ndeshjet e para të kampionatit, ai ka fituar me shumë të drejtë besimin e stafit për të luajtur titullar për 90-të minuta në fushën e lojës. Është shumë energjik dhe luftarak, plot grintë duke vrapuar në të gjithë hapësirat e fushës me shpirtin e garës që e kartakterizon, një lojtar me karakter të fortë, i kompletuar në aspektet teknik dhe taktik, që e ndihmojnë atë të japë më të mirën në fushën e lojës”, shprehet trajneri Arbër Shytani për Erdis Valikajn, futbollistin më të mirë të muajit shtator për Akademinë e Futbollit Vllaznia.
(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit Erdis Valikaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.)
Gaspër MARKU