Saturday, February 28, 2026

(VIDEO) EURO U-21 2027 NË SHQIPËRI / UEFA PËRMBYLL INSPEKTIMIN E KATËR STADIUMEVE QË DO PRESIN TURNEUN

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria ka përmbyllur me sukses një tjetër etapë të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027. Delegacioni i UEFA-s, i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme organizative dhe teknike, përfundoi vizitën disa-ditore në vendin tonë, duke vlerësuar nga afër progresin e bërë dhe gatishmërinë e strukturave organizative.

Inspektimet nisën në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u analizuan në detaje kushtet infrastrukturore, cilësia e fushës, ambientet e brendshme, siguria dhe organizimi operacional. Pas vizitës në Shkodër, delegacioni vijoi me ndalesat në “Elbasan Arena”, “Air Albania” dhe “Arena e Demave”, ku nga afër u shqyrtuan punimet për mirëmbajtjen e impianteve, investimet e kryera, si dhe masat konkrete për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga UEFA. Gjithashtu, u inspektuan edhe hotelet që do të mirëpresin ekipet e kualifikuara në finalet e Kampionatit EURO U-21 2027.

Ekspertët u ndanë në grupe pune sipas sektorëve, nga infrastruktura dhe fusha e lojës, te ndriçimi, hapësirat për media, menaxhimi i fluksit të tifozëve dhe shërbimet për skuadrat pjesëmarrëse. Gjatë këtyre inspektimeve u përcaktuan disa pika prioritare në lidhje me mirëmbajtjen afatgjatë, optimizimin e ambienteve funksionale dhe harmonizimin e procedurave organizative, të cilat do të adresohen në fazën e ardhshme të përgatitjeve.

Përfundimi i kësaj vizite konfirmon ecurinë pozitive të punës dhe bashkëpunimin e ngushtë mes palëve, duke forcuar bindjen se Shqipëria është në rrugën e duhur për të organizuar një Europian U-21 sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, në shërbim të futbollit dhe imazhit të vendit në arenën europiane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img