Shqipëri U16-Moldavi U16, 60-58(13-18, 20-12, 15-14)
Dy ndeshje, dy fitore për kombëtaren e Shqipërisë në basketboll për djem U16 duke bërë që kuqezinjtë tanë të kryesojnë grupin A. Pas fitores ndaj Maltës në ndeshjen e parë, djemtë e drejtuar nga trajneri Elidon Beqo kanë triumfuar edhe ndaj Moldavisë.
Por, nëse ndaj maltezëve shifrat e fitores ishin të thella me 39 pikë diferencë, kjo e dyta ndaj Moldavisë ishte me vetëm dy pikë diferencë, 60-58.
Një ndeshje kjo plot rivalitet, ku dhjetëminutëshi i periodës së parë ishte për moldavët që fituan 18-13. Kundërpërgjigjet Shqipëria në të dytën, teksa ka fituar 12-20 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin kuqezi, 33-30.
Rivalitet edhe në periodën e tretë, e cila sërishmi mbyllet me fitoren tanëve me shifrat 15-14 duke vijuar të udhëheqin pas tre periodave me rezultatin 48-47.
Dhjetë minutat e fundit të përiodës së katërt ishin më të bukurat e krejt takimit, për vetë emocionet që afruan shifrat e ecurisë së takimit. Sekondat e fundit të krejt ndeshjes flasin për Shqipërinë, e cila e fiton këtë periodë 15-14 dhe të gjithë ndeshjen 60-58.
Për kombëtaren kuqezi spikatën trepikëshat e Bokajt dhe Beqarajt, tre për secilin prej lojtarëve. Kuqezinjtë vuajtën një mbrojtje zonale të ngjeshur të Moldavisë, e cila pak krijoi mundësi depërtimi për kuqezinjtë.
Në prononcimet dhëna pas ndeshjes, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari dhe trajneri i Shqipërisë U16, Elidon Beqo, u shprehen të kënaqur me ecurinë e skuadrës, ndërsa janë optimist për trofe.
(Video) Pamje nga ndeshja, Shqipëri-Moldavi, Euro Basket U16, si dhe prononcimet e presidentit të FSHBa, Avni Ponari dhe trajnerit të kombëtares U16, Elidon Beqo.
Gaspër MARKU