(Video) Europiani FC-KF Shiroka, kryendeshja e Grupit A të Kategorisë së Tretë. Të dielën, ora 15:00 në Kamëz. Mbrojtësi Aleksandër Kometa: Shiroka del fituese, Kategoria e dytë, edhe më afër!

Java e dhjetë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Tretë ka rezervuar një përballje shumë interesante. Bëhet fjalë për sfidën që do të luhet pasditen e së dielës në mes ekipit Europiani FC(UET) dhe KF Shiroka.  Sipas kalendarit të FSHF-së, ndeshja në fjalë do të luhet në kompleksin sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz duke nisur prej orës 15:00.

Bazuar në përgatitjet serioze të zhvilluara gjatë ditëve të javës, mbrojtësi titullar i shirokasve Aleksandër Kometa shprehet optimist se KF Shiroka do ta kalojë me sukses këtë përballje.

Sipas tij, stafi teknik po punon mjaft mirë me futbollistët, ndërkohë që nga ana tjetër presidenti Ergi Axhani, jo vetëm që ia ka plotësuar të gjitha kushtet skuadrës, por edhe si një ish futbollist i njohur, jep ndihmesën e tij në analizat që organizon stafi teknik.

I pyetur në lidhje me objekvivat, mbrojtësi Aleksandër Kometa, është i mendimit se pavarësisht hapit të gabuar me rivalin e vendit të parë, Partizanin B, Shiroka i ka të gjitha mundësitë që si i dyti i grupit, përmes fazës Play-Off, të kërkojë kualifikimin në kategorinë e dytë.

(Video) Prononcimin e plotë të mbrojtësit të KF Shiroka, Aleksandër Kometa, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu