Sunday, November 24, 2024

(Video) Europiani i Armando Brojës! Djaloshi me origjinë nga Malësia e Madhe është në “top formë”, pritet shpërthimi i frikshëm në “Gjermani 2024”

Lexo

Me 10 shtator mbush 23 vjeç, por emri i Armando Brojes, ka nisur shumë herët të lakohet si një ndër futbollistët më potencial që aktualisht Shqipëria ka në dispozicion. Pas golave spektakolarë që hapi rrugën e kualifikimit të Shqipërisë në Europian, një dëmtim i rëndë e la për rreth dy vite larg kombëtares.

Megjithatë, tashmë pas rikuperimit me sukses, rikthimi i djaloshit me origjinë nga Malësia e Madhe në fushën e lojës pritet të jetë i frikshëm. Sinjalet e para u dhanë në ndeshjen miqësore ndaj Lintenshtejnit, ku jo vetëm goli i shënuar prej tij, i pari që hapi serinë e fitores 3-0 të Shqipërisë, por edhe ritmi, freskia, qartësia e bashkëpunimit me kolegët e formacionit, bënë që në adresë të tij të vërshonin  vlerësime dhe komplimente mëse të merituara për atë çfar ai dha në fushën e lojës.

Thjeshtësia, pasioni dhe dëshira për të dhënë më të mirën për kombëtaren kuqezi duken qartazi edhe në prononcimin që ai dha pas ndeshjes për FSHF-në. Dhe, çfar është më e rëndësishmja, ka të bëjë me atë që Broja, po i pret me padurim ndeshjet zyrtare të Europianit  “Gjermani 2024”, për të cilat është i karikuar maksimalisht të japë më të mirën e tij në shërbim të ekipit kombëtar.

(Video) Prononcimi i futbollistit të kombëtares Armando Broja, pas fitores 3-1 në miqësoren ndaj Lintenshtejnit, ku edhe shënoi golin e parë për Shqipërinë.

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img