“Faruk Kalleshi, “Perandori i Peshëngritjes Shqiptare”,-kështu shkruhej në posterin që shoqëronte aktivitetin në nderim të përvjetorit të 80-të të lindjes së mjeshtrit të madh të peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, Faruk Kalleshi.
Aktiviteti i organizuar në Tiranë mblodhi figurat më të mëdha të sportit shqiptar, mes të cilëve ishin edhe ato nga Shkodra, duke mos munguar edhe përfaqësues të Bashkisë Shkodër, si kreu i Këshillit Bashkiak Oltion Luli dhe drejtori i sporteve në Bashki, Auron Miloti.
Është shfrytëzuar ky përvjetor i rëndësishëm për mjeshtrin e madh të shtangës, që Klubi Ballkanik i Paqes, me praninë edhe të dy ish presidentëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të nderuar “Perandori i Peshëngritjes Shqiptare”, Faruk Kalleshi me titullin e madh të kësaj organizate ndërkombëtare, “Heroi i Paqes”.
Krahas të ftuarve të shumtë VIP, pjesë e të gjitha disiplinave sportive, të pranishëm ishin edhe pjesëtarët e familjes sportive Kalleshi, bashkëshortja e tij, Lili, aktonatia e spikatur e cirkut të Shkodrës, me të cilen Faruku e nisi karrieren në skenën e Teatrit Migjeni.
Të pranishëm ishin edhe fëmijët, djali Endriti dhe Anila Kalleshi, përformaca e së cilës në fushën e estetikes i ka kaluar kufijtë ndërkombëtar, Milani, nipi i vogël që kërkon t’i ngjajë gjyshit në rrugën e bukur të sportit.
Natyrisht që pika kulmore e këtij takimi ishte dekorimi me titullin “Heroi i Paqes” nga Klubi Ballkanik i Paqes, por në adresë të Farukut ishin edhe të tjera nderime, Kupa, Medalje, tufa me lule, etj.
Ndërkohë, që podium, krahas të tjerëve, u ngjitën edhe figura të tilla të spikatura të sportit shqiptar, si Agim Fagu emblema e basketbollit shqiptar, mbretëresha e atletikës shqiptare, Pavliva Evro, Skënder Doda, një ish kampion absolut në sportin e mundjes së lirë, aktualisht edhe President i Organizatës Policore IPA, të cilët folën me superlativa për vlerat e Faruk Kalleshit.
Këtij sportisti, i cili falë rezultateve fantastike të regjistruara gjatë karrieres sportive, kampion dhe rekordmen i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares së Shqipërisë, më herët është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”, më i larti i arritur nga një sportist në Shqipëri.
(Video) Ceremoninë e plotë të laurimit të Faruk Kalleshit me titullin “Heroi i Paqes” në 80-vjetorin e lindjes së tij, si dhe intervistat me vetë Faruk Kalleshin, Agim Fagun, Pavlina Evron dhe Skënder Dodën, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



