Ashtu si çdo fundviti tjetër, Akademia Albania Judo me qëndër në Vaun e Dejës me drejtues mjeshtrin 3 njohur te judo-s shqiptare Anton Shkoza, vazhdon traditën e organizimit të takimeve festive me fëmijët e ekipeve të moshave të sportit të xhudos dhe familjarët e tyre, për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
E organizuar në palestrën e Akademisë së Judos Vau Dejes, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të organizatës policore IPA Seksion Albania, Skënder Doda, Shaban Uka, Enkeleda Toska, Marie Dobra, Blerta Dervishi, Entela Çaushaj, etj.
Ndërkohë, që nga Anglia ka mbërritur një nga specialistët më të njohur të sportit të xhudos, ish drejtusi i sporteve të Universitetit të Policisë së Londrës, Sensei Doug.
Krahas përshëndetjeve të rastit, për të pranishmit është përcjellë një program artistik, ndërkohë që për fëmijët sportistë janë shpëndarë dhurata për festat e fundvitit.
Për mysafirin e e ardhur nga Anglia, mjeshtrin e njohur të xhudos, Sensei Doug, organizata policore IPA Seksion Albania, përmes Presidentit të saj Skender Doda, u dorëzua një çertifikatë “Mirëjohje” si themelues i sportit të xhudos në Angli, si dhe promovimin e humanizmit në ndihmë të komunitetit.
Me të njëjtin motivacion, një çertifikatë e tillë iu dorëzua profesorit të xhudos angleze edhe nga ana e Presidentit të Akademisë Albania Judo me qëndër në Vaun e Dejës, Anton Shkoza.
(Video) Pamje nga aktiviteti i organizuar në Akademinë Albania Judo me qëndër në Vaun e Dejës për festat e fundvitit.