Me nismën e organizatorëve, Adrian Pirani, Afrim Dibra dhe Agron Isufi, tifozët e vjetër të Vllaznisë, janë bashkuar të festojnë pragstartin e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore, i cili nis me kryendeshjen Vllaznia-Egnatia që do të luhet mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi.
Një mbrëmje festive, shoqëruar edhe me tingujt e orkestrës dhe këngëtarëve të drejtuar nga mjeshtri Bardhyl Hysa, organizuar tek lokali “Natyra” me pronar Fahri Sela, ku krahas përshëndetjeve të rastit, erdhen edhe mesazhet në adresë të skuadrës kuqeblu për një mbështetje të fuqishme dhe të vazhdueshme në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” si dhe në ndeshjet jashtë Shkodre.
Mbrëmjen festive të tifozëve shkodranë e ka përshëndetur në një lidhje direkte live edhe presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, nga ana e të cilit është shprehur mirënjohja dhe falenderimi për mbështetjen që ato i japin Vllaznisë, duke u konsideruar si “lojtari i 12-të”.
Ndërkohë, në emër të tifozëve, njëri prej organizatorëve, Adrian Pirani, i ka kërkuar njëshit të klubit kuqeblu, fitimin e titullit kampion, të cilin e presin me padurim prej shumë vitesh.
Pika kulmore e kësaj mbrëmje festive për tifozët shkodranë ka qënë kënga e Vllaznisë, e cila është kënduar në grup së bashku nga të gjithë të pranishmit.
Lista e tifozëve të Vllaznisë në takimin festiv të pragnisjes së kampionatit:
Muhamet Haxhaja, Fatmir Kruja, Sez Zaganjori, Rexhep Kodra, Astrit(Tuti) Rrahmani, Gëzim Çoçja, Agron Isufi, Afrim Dibra, Adrian Pirani, Mir Ramekaj, Elez Çinari, Asllan Muça, Fatmir Kruja, Muhamet Çekini, Gëzim Mesi, Faik Sadiku, Kujtim Lika, Astrit Rusi, Armel Çinari, Xhevat Gjatoja, Nikoll Mirashi, Osman Kosi, Pjeter Shqau, Skënder Kraja, Naim Dyca, Enver Brahimi, Enis Bilali, Ari Ramekaj, Lutfi Shaqja, Fitim Kurti, Fatos Alia, Sabri Dusha, Agim Lika, Gëzim Vejuka, Dritan Leti, Çim Puka, Gëzim Faslia, Isuf Cufi, Edmond Dibra, Rexhep Sela, Zyhdi Halilaj, Myzafer Lulkaj, Vehbi Sela, Zyber Batuni, Afrim Kazazi, Fahri Sela, Edmir Sylja, Ali Puka, Fatmir Dautovi, Astrit Karakaçi, Mithat Hasani, Azem Alia, Ismet Osmani.
(Video) Pamje nga festa e tifozëve të Vllaznisë në prafillimin e kampionatit të Superiores, si dhe përshëndetjet e organizatorëve dhe përfaqësisë së tifozëve kuqeblu.
Gaspër MARKU