Vllaznia Futsal-FA Futsal Tiranë 12-2
(Shënues: Denis Çokaj 4, Semir Gokaj 2, Saimir Hyseni 2, Alsid Tafili, Ari Djeapaxhia, Ardit Mesi, Besfort Gjoklaj/Andi Gjeci, Ernest Malluta)
Vllaznia Futsal: Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Semir Gokaj, Ari Djepaxhia, Alsid Tafili, Olsi Gjergji, Saimir Hyseni, Alban Bashaj, Ardit Mesi, Denis Çokaj. Trajner Arben Xhaferi
Forcat e Armatosura Tiranë: Albert Dervishi, Marius Braculli, Andi Gjeci, Eris Lekiq, Ernest Malluta, Erxhio Aliai, Ervin Hysi, Vladimir Haxhiak, Fatjon Pëllumbi. Trajner: Ervis Hysi. Gerant Qirici(Përgjegjës ekipi)
Gjyqtar: Albano Stolaj, Sokol Bebja
Delegat i ndeshjes: Klajd Përpunja
Vllaznia e futsalës vijon serinë e fitoreve. Pas asaj që realizoi javën e kaluar në transfertë duke mundur Partizanin 2-9, mbrëmjen e së enjtes ka bërë të njëjtën gjë edhe ndaj ekipit të Forcave të Armatosura të Tiranës.
Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka folur e gjitha në favor të ekipit kuqeblu, ku në përfundim të ndeshjes, rezultati ka qënë, Vllaznia 12 dhe Forcat e Armatosura 2.
Serinë e golave për ekipin kuqeblu e ka hapur Denis Çokaj në minutën e dytë, i cili gjatë ecurisë së ndeshjes do të gjente edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës, 20’, 28’ dhe në minutën e fundit, atë të 40-tën duke qënë edhe golashënuesi më i mirë i takimit me katër gola.
Autorë të golave të tjerë për Vllazninë, janë Semir Gokaj dhe Saimir Hyseni me nga 2 gola secili, si dhe Alsid Tafili, Ari Djepaxhia, Ardit Mesi dhe Besfort Gjoklaj nga 1.
Ndërkohë, në kampin tjetër kundërshtar, dy golat e vetëm të kësaj ndeshje mbajnë firmën e Andi Gjecit si dhe të Ernest Mallutës, përkatësisht në minutat 8′ dhe 17’.
Pas kësaj ndeshje, Vllaznia shkon në kuotën e gjashtë pikëve duke bashkëkryesuar me pikë të barabarta me Flamurtarin dhe Tiranën, të cilët kanë një ndeshje më pak.
Java e katërt ka në kalendar klasiken e futsales shqiptare, Tirana-Vllaznia, takim i cili do të luhet në kryeqytet, sfidë kjo shumë e fortë, ku pritet të jetë edhe testi më serioz i kuqebluve në lidhje me vazhdimësinë dhe objektivat e deklaruara për fitimin e titullit kampion dhe pjesëmarrjes ne Europë.
(Video) Vllaznia Futsal-FA Futsal, pjesa e parë dhe e dytë. Transmetim me koment i Veriu Sport. Prononcimi i drejtorit teknik të Vllaznisë Futsal, Arben Xhaferi, dy golashënuesve kuqeblu Denis Çokaj dhe Saimir Hyseni, si nga ekipi i FA të Tiranës, Gerant Qirici(Përgjegjës ekipi) dhe Ervin Hysi(Trajner).
Gaspër MARKU