Thursday, September 19, 2024

(Video) Fjala e drejtorit sportiv të KF Vllaznia, Elvis Plori në prezantimin e trajnerit të ri, Qatip Osmani dhe kolegut të tij, Bashkim Livoreka

Lexo

Prezantimi i trajnerit të ri të Vllaznisë, Qatip Osmani si trajner i parë i Vllaznisë dhe kolegut të tij, Bashkim Livoreka si zv.trajner, është bërë nga ana e drejtorit sportiv të KF Vllaznia, Elvis Plori. Në fjalën e tij, ai vlerësoi dy shqiptaro-maqedonasit, të cilët spikasin për përvojën e tyre disa vjeçare të bashkëpunimit në drejtimin e ekipeve të kampionatit maqedonas, dhe sidomos të eklipit Shkëndija e Tetovës ku kanë pasur suksesin më të madh, duke u shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës dhe Superkupës së Maqedonisë së Veriut.

Duke shpresuar se është bërë zgjedhja e duhur për firmosjen me dyshen shqiptaro-maqedonase që të drejtojë Vllazninë për periudhën në vazhdim të kampionatit, Plori foli edhe për largimin e ish trajnerit Migen Memelli duke theksuar se e larguan rezultatet jo të mira të regjistruara gjatë fazës së parë të kampionatit.

(Video) Prononcimin e plotë të drejtorit sportiv, Elvis Plori në video, mund ta ndiqni në faqen tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img