Wednesday, June 25, 2025

(Video) Franko Burraj, shkruan historinë! Talenti shkodran, medalje e artë dhe rekord në Europianin e Sllovenisë. I pari në historinë e atletikës shqiptare që në garën 400 m zbret nën kufirin e 46 sekondave!

Lexo

Atleti i talentuar shkodran Franko Burraj, nuk din të ndalet. Pas rekordit kombëtar të vrapimit 400 metra përmirësuar në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar në “Elbasan Arena”, mbrëmjen e sotme ka arritur një tjetër rezultat të lartë.

Së bashku me kolegët e tij të Vllaznisë, Leandro Çardakun Durjon Idrizajn dhe Kolindo Kirin, të shoqëruar nga trajneri Bruno Rrotani, Franko Burraj është pjesë e konkurimit në garat e Kupës së Europës që po zhvillohen në Maribor të Sllovenisë.

Dhe, paraqitja e talentit shkodran ka qënë e jashtëzakonshme. Franko Burraj shkruan histori në garën e 400 metrave, duke zënë vendin e parë dhe duke thyer ndjeshëm rekordin kombëtar me kohën 45”87 (rekordi i mëparshëm ishte 46”14). Ai bëhet kështu atleti i parë në historinë e atletikës shqiptare që zbret nën kufirin e 46 sekondave!

Një rezultat ky fantastik për Burrajn, ku patjetër merita shkon edhe për trajnerin e tij Bruno Rrotani, duke regjistruar këtë super arritje, që është një moment i paharrueshëm për sportin shqiptar!

Një krenari për vetë protogonistët, Burraj-Rrotani, dhe padyshim, krenari për atletiken shkodrane që drejtohet prej vitesh me shumë passion dhe profesionalizëm nga kryetrajneri Albert Marashi. Një krenari për atletiken shqiptare, dhe padyshim në plot kuptimin e fjalës një  Krenari Kombëtare.

(Video) Gara e talentit shkodran, 400 m në Kupën e Europës-Slloveni.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img