Vllaznia e futbollit të femrave ka kaluar me sukses ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, u ballafaqua në këtë tur me ekipin e Gramshit, ku ndeshja e parë luajt në stadiumin “Reshit Rusi” dhe u mbyll me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 2 me 0. Golat për ekipin kuqeblu u shënuan nga Maria Bashka dhe Ezmeralda Franja, përkatësisht në minutat 11-të dhe 22-të. Gola këto që qëndruan në fuqi deri në fund të krejt takimit.
Pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka, u shpreh se krahas bushtit të skuadrës, në këtë ndeshje aktivizoi në formacion edhe vajza të reja, të cilat stërviten në ekipet zinxhir të klubit të tyre, dhe sipas tij, ato treguan vlera shumë pozitive në fushën e lojës.
Me avantazhin 2 me 0 të ndeshjes së parë, tekniku kuqeblu e shikon Vllazninë favorite për kalimin e turit në ndeshjen e kthimit që do të luhet këtë fundjavë, në transfertën e Gramshit. Madje, jo vetëm kualifikimin në gjysëmfinale, por objektivat e kuqeblu janë fitimi i trofeut të Kupës si dhe i Kampionatit.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, pas fitores 2-0 me Gramshin, ndeshja e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.