Kombëtarja e Shqipërisë në futboll femra, luan sot ndeshjen e parafundit të vlefshme UEFA Ëomen’s Nations League duke pasur përballë Irlandën e Veriut. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, sfida në fjalë nis prej orës 17:00 në stadiumin “Air Albania”, me hyrje të lirë, pa bileta për tifozët.
Në një prononcim e dhënë në prag të kësaj ndeshje trajneri Armir Grima është shprehur oprimist për një rezultat pozitiv. “Atmosfera është e mirë, vajzat janë të mësuara me vazhdimësinë e grumbullimeve dhe ndeshjeve. Kemi dëmtime, por do të mundohemi që me grupin që kemi, me kontingjentin që kemi t’i përballojmë me sukses ndeshjet. Realisht janë dy ndeshje që ne duhet të bëjmë mirë, të japim maksimumin dhe të dalim me rezultat pozitiv, pavarësisht se kundërshtarët janë të fortë, megjithatë kemi mundësi që t’i përballojmë me sukses. Do mundohemi në këto ndeshje që të mos jemi të fundit në grup”, – u shpreh fillimisht trajneri Grima.
Më tej, trajneri Grima deklaroi se bashkë me sektorin e futbollit të femrave në FSHF po punohet për të rinovuar grupin, me synim për të rritur nivelin.
“Unë jam i kënaqur me grupin, normalisht si çdo grup ka nevojë për rinovim. Po punojmë shumë, bashkë me sektorin e futbollit të vajzave në FSHF, po mundohemi të afrojmë vajza të tjera pranë skuadrës që të kemi sa më shumë elemente cilësore për të rivalizuar njëra–tjetrën dhe të mos jemi me mungesa që pastaj na kushtëzojnë në objektivat tona. Mendoj që kemi bërë mirë, janë ndeshje që kanë rëndësi për ne, kemi luajtur kundër kundërshtarëve të fortë dhe i kemi përballuar mirë këto ndeshje. Kemi treguar që jemi në rritje, por normalisht na duhen edhe rezultate dhe mendoj që do na vijnë në këto dy ndeshje që kemi përpara”, – përfundoi trajneri Grima.
Ndeshja e radhës për kombëtaren kuqezi të futbollit femra për Ligën e Kombeve, është ajo do tgë luhet në transfertë me Hungarisë më datë 5 dhjetor, në stadiumin “Hidegkuti Nándor” në ora 17:00.
(Video) Prononcimi i trajnerit të kombëtares së futbollit femra, Armir Grima, nës pragndeshjen, Shqipëri-Irlanda e Veriut.