Monday, September 16, 2024

(Video) Futboll Femra, Vllaznia-Buduçnost 7-0. Skuadra kuqeblu fiton miqësoren me malazezet në kuadër të përgatitjeve Europiane

Lexo

Vllaznia-Buduçnost(Mali i Zi)  7-0(Shënuese: Bajraktari, Raeanna Jones(3), Sanera, Hanah Reinods dhe Megi Doçi

Gjyqtar: Indrit Myrtja, Jetmir Podgorica, Sajmir Hysjeni(Shkodër)

Vllaznia e futbollit femra ka zgjedhur Buduçnostin e Podgoricës së Malit të Zi për të zhvilluar një miqësore përgatitore në prag të konkurimit në kompeticionin e Champions League, aty ku ajo do të luajë ndeshjet eleminatore si pjesë e grupit të dytë së bashku me ekipet e ËFC Lanchkhuti të Gjeorgjise, SKN St. Pölten të Austrisë dhe Neftçi PFC të Azerbajxhanit.

Kjo miqësore e luajtur në stadiumin Loro Boriçi e drejtuar nga treshja e arbitrave shkodranë, Indrit Myrtja, Jetmir Podgorica dhe Sajmir Hysjeni, u mbyll me fitoren e e Vllanzisë me rezultatin 7 me 0.

Serinë e golave për skuadrën kuqeblu e ka nisur futbollistja nga Kosova, Arbiona Bajraktari, për të vijuar me pas me tre golëshin e amerikanes Raeanna Jones, ndërkohë që tre golat e tjerë u shënuan nga dy amerikanet e tjera,  Sanera dhe Hanah Reinods, si dhe Megi Doçi, e cila siç është bërë me dije edhe më herët, pas marrëveshjes që presidenti Lazër Matija ka bërë me klubit turk Gallatasaraj ku Doçi luajti sezonin e kaluar, tashmë është bërë pjesë e Vllaznisë për ndeshjet europiane.

Krahas titullareve të formacionit të parë, tekniku Nikolin Leka pati mundësinë që gjatë ndeshjes të aktivizonte edhe të gjithë kontigjentin e stolit, të cilat dhanë sinjale pozitive në fushën e lojës.

Deri me 4 shtator, ku luan ndeshjen e parë zyrtare në Ligën e Kampioneve të Europës në transfertë me kampionen e Gjeorgjisë, WFC Lanchkhuti, Vllaznia e futbollit femra do të vijojnë edhe me ndeshje të tjera miqësore, ku e radhës do të luhet të mërkurën në Prizren me kampionen e Kosovës, Mitrovica.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore e futbollit femra, Vllaznia-Buduçnost 7-0(19 gusht 2024)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img