Vllaznia U17-Tirana U17, 1-0(Shënuese: Herta Hasaj 72’(p)
Vllaznia U17: Etiana Haxhija, Klevisa Ndoci, Besarda Guri, Desara Lorja, Imelda Ara, Megi Faslija, Herta Hasaj, Lusil Cungu, Egla Hoxha, Drilona Mataj, Eglisa Hardhija.(U aktivizuan: Ambra Reshiti, Ecrin Ileri, Françeska Hila).Trajnere: Paula Jaku.
Tirana: Bianka Ramadani, Reiana Jahelezi, Eliosa Margjeka, Klausia Murataj, Emi Maksuti, Andrea Koleci, Floresjenta Ferati, Rukena Demushi, Elin Hasanaj, Klea Selmani, Megi Brahilika(U aktivizuan: Kejsi Kaçorri, Tea Hasanaj, Noemi Xhoka. Trajner: Daniela Kodra
Gjyqtar: Omer Kaloshi. Delegat i FSHF-së: Jetmir Podgorica
Dy klasike të futbollit shqiptar për femra, Vllaznia-Tirana, ka pritur stadium “Reshit Rusi” i Shkodrës në harkun kohor të 48 orëve. Fillimisht, ishin ekipet e rritura që në kuadrin e kategorisë së Superligës, ku Vllaznia e mbylli me fitoren e thellë 13-0. Ndërkohë, që mesditen e sotme, në fushën e “Reshit Rusit” ishin ekipet e kategorisë së Superligës U17.
Në një ndeshje që realisht ishte ndryshe nga ajo e dy ditëve më parë, kjo edhe për meritë të Tiranës, e cila, e cila duke pasur në formacion pjesën më të madhe nga ekipi i parë, bëri përpjekjet maksimale për të rivalizuar Vllazninë.
Këtë e tregon edhe ecuria e pjesës së parë, e cila megjithë këmbënguljen e skuadrës kuqeblu për të gjetur golin e avantazhit, u mbyll me rezultatin e barabartë, 0 me 0.
Rivaliteti dhe rastet në të dyja portat respektive ishin prezent edhe në pjesën e dytë, ku dy portjerët respektive, Bianka Ramadani e Tiranës dhe Etiana Haxhija e Vllaznisë, ishin në gatishmëri duke mbajtur të paprekur portat e tyre.
Për të vendosur fatin e takimit duhej të vinte minuta e 72-të, kur pas një krosi të ardhur nga kraha i djathtë i Vllaznisë, futbollistët bardheblu pengojnë me faull në zonë sulmuesen kuqeblu Herta Hasa, veprim të cilin arbitri Omer Kaloshi e ndëshkon me penallti në favor Vllaznisë.
Trajnerët Nikolin Leka dhe Paula Kaku, ia besojnë gjuajtjen e penalltisë, golashënueses kryesore të Vllaznisë Herta Hasa, e cila me ekzekutimin e saj mjeshtror tund rrjetën e Tiranës duke i dhënë avantazhin Vllaznisë.
Minutat e mbetura, vijojnë të jenë po aq emocionuese sa ato të mëparshmet, me sulme dhe kundrasulme, por gol nuk ka më duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin minimal, 1 me 0 në favor të Vllaznisë.
Një fitore kjo e merituar e skuadrës kuqeblu, e cila e çon Vllazninë në kuotën e 10-të pikëve duke mbajtur vendin e parë të tabelës së klasifikimit, ndonëse ka dy ndeshje më pak.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia Tirana, Kampionati Kombëtar i Superligës për kategorinë U17 në futboll femra(1-0)
Gaspër MARKU