Vllaznia-Partizani 10-0
Shënuese: Teresa Deda 9’, 83’, 89’, Erika Cartaman 33’, 41’, 76’, 80’, Arbiona Bajraktari 50’, Megi Doçi 66’, 87’)
Vllaznia e futbollit të femrave vazhdon të jetë e pandalshme në Kampionatin Kombëtar të Superligës, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar plot dhjetë fitore, dhe me 30-të pikët e grumbulluara është e vete në krye të tabelës së klasifikimit e shkëputur me tetë pikë shumë nga ndjekësja më e afërt, Apolonia e Fierit.
Fitorja e fundit për skuadrën kuqeblu të drejtuar nga trajneri Nikolin Leka është ajo e realizuar pasditen e së shtunës duke mundur Partizanin me rezultatin e thellë 10 me 0.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës pati për protagoniste Erika Cartaman, autore e katër golave, përkatësisht në minutat 33’, 41’, 76’, 80’, për të vijur me tripletën e shqiptaro-amerikanes, Teresa Deda në minutat 9’, 83’, 89’, dopietën e kapitenes Megi Doçi Megi Doçi 66’, 87’, si dhe golin e futbollistes nga Kosova, Arbiona Bajraktari 50’.
Nga ana tjetër, megjithë përpjekjet e duhura, Partizani me vajza të reja, e kishte të vështirë përballë ekperiences dhe kualiteteve të Vllaznisë, por gjithësesi, i gëzohet sinjaleve pozitive që shfaqen vajzat e tyre për perspektiven.
Për perspective ka menduar edhe tekniku i kuqebluve , i cili gjatë minutave të pjesës së dytë ka hedhur në fushë lojtare të reja, mes të cilave edhe portjeren e talentuar Ambra Reshiti, e cila është grumbulluar në ekipin kombëtar U17.
(Video) Përmbledhjen e ndeshjes Vllazn
ia-Partizani, 10-0 si dhe prononcimet e trajnerit dhe kapitenes së Vllaznisë, Nikolin Leka dhe Megi Doçi si dhe zv.trajnerit të Partizanit, Ermal Serjani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


