Tuesday, December 23, 2025

(Video) Futsal-Flamurtari përmbys Vllazninë në finale 2-3 dhe shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë. Vlonjatët festojnë në “Qazim Dervishin” e Shkodrës me tripletën e kapitenit Lorenc Shehaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Finalja Futsal, Vllaznia-Flamurtari 2-3

(Shënues: Besfort Gjoklaj, Saimir Hyseni/Lorenc Shehaj (3))

Vllaznia: Fatos Behari, Maldin Tafa, Harald Jahaj, Joald Ivziku, Mateo Çardaku, Ari Djepaxhia, Harald Jahaj, Sajmir Hyseni, Denis Çokaj, Rei Boshti, Alsid Tafili (C), Semir Gokaj. Trajner: Arnen Xhaferi

Flamurtari: Alban Shiba, Lorenc Shehaj, Erald Leci, Xhordan Kapaj, Klark Kalus, Spajdi Qopekaj, Enea Resuli, Ani Xhyheri, Oltion Rrapaj, Egli Xheçi. Trajner Marjo Kalus.

Gjyqtar: Albano Stolaj(FIFA), Kledi Shehi, në kronometër Klajdi Hoxha

Delegat i FSHF: Florian Riza

Vllaznia dhe Flamurtari, dy nga skuadrat më të mira të futsales shqiptare u përballen sot në finalen e Kupës së Shqipërisë për të përcaktuar ekipin fitues të edicionit 2025. Dy skuadrat në fjalë mbërritën në finale pasi eleminuan në gjysmfinale, Vllaznia ekipin kryeqytetas Jata 15-4 dhe Flamurtari eleminon Tiranën me rezultatin 7-2.

Ashtu si edhe takimet gjysmëfinale, edhe finalja Vllaznia-Flamurtari u zhvilluan në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës falë bashkëorganizimit të Federatës Shqiptare të Futsales, Bashkisë Shkodër dhe KF Vllaznia Futsal.

Dueli final i luajtur pasditen e sotme nisi më mirë për Vllazninë e drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi duke shënuar shumë shpejt golin e avantazhit përmes Besfort Gjoklajt.

Flamurtari me teknikun Marjo Kalus në krye kundrapërgjigjet duke barazuar me anë të kapitenit Lorenc Shehaj.

Kuqeblutë e Vllaznisë, gjejnë sërishmi golin e avantazhit, këtë herë me anë të Saimir Hysenit. Atherë kur skuadrat po përgatiteshin të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantzhin e kuqebluve, është përsëri kapiteni Lorenc Shehaj që shënon për Flamurtarin duke vendosur barazpeshën në 2 me 2.

20 minutat e pjesë së dytë janë shumë luftarake, me sulme e kundrasulme, ku të dyja skuadrat kërkojnë me insistim golin avantazhit që i çon te fitorja e Kupës së Shqipërisë.

Atë e gjen Flamurtari me njëjtin autor, kapitenin shtatlartë Lorenc Shehaj, i cili kalon shënon golin e tretë për skuadrën e tij.

Pësimi i golit shkund kuqeblutë, të cilët hidhen të gjithë pa përjashtim në sulm, madje duke rrezikuar me lënien jashtë formacionit të portjerit Behari, skema këto që shpesh edhe nanë dhënë rezultat.

Presioni në portën vlonjate është i dukshëm, por potjeri Alban Shiba shndërro në hero për Flamurtarin. Shansi i fundit për Vllazninë është në sekondat e fundit të gjithë ndeshjes, kur arbitri i FIFA-s akordon penallti për Vllazninë. Por, përsëri në skenë del portjeri Shiba, i cili pret gjuajtjen e Djepaxhisë, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e Flamurtarit 2-3.

Menjëherë pas përfundimit të finales, Federata Shqiptare e Futsales përmes të deleguarit nga federate, Florjan Rizi, ka organizuar ceremoninë e mbylljes, ku i fillimisht medaljet kanë shkuar për trupën gjykuese, dy gjyqtarët e takimit, ndërkombëtarin e FIFA-s, Albano Stolaj dhe Kledi Shehi si dhe gjyqtarin tjetër në kronometër Klajdi Hoxha.

Më pas, me medalje është nderuar edhe vendi i dytë, pjesëtarët e Vllaznisë Futsal, ndërkohë që në fund medaljet kanë shkuar për Flamurtarin fitues të Kupës së Shqipërisë 2025 me në krye trajnerin Mario Kalus.

(Video) Ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë në futsal, Vllaznia-Flamurtari(pjesa e parë dhe e dytë me transmetim), ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, si dhe prononcimet e trajnerit të Flamurtarit, Marjo Kalus, kapitenit vlonjat, Lorenc Shehaj, si dhe të trajnerit të Vllaznisë Arben Xhaferi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img