(Video) Futsal-Klasikja, Vllaznia- Tirana, luhet në fundjavë. Drejtori i kuqebluve, Arben Xhaferi, kërkon fitore, por ka edhe një reagim për mospraninë e asnjë pjesëtari të Vllaznisë kampione në listën e kombëtares së futsales

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kjo fundjavë ka rezervuar një duel shumë interesant për Kampionatin Kombëtar të Futsales. Bëhet fjalë për klasiken, Vllaznia-Tirana, ndeshje e cila në kalendar është për t’u luajtur në Shkodër, por për shkak të organizimit të Turneut Ndërkombëtar Memorial të Boksit, ndeshja edhe mund të spostohet në kryeqytet.

Pas fitores së thellë 8-1 ndaj ekipit të Forcave të Armatosura dhe tjetra në tavolinë me ekipin tiranas Jata Market Futsal, Vllaznia vjen në këtë përballje si kryesuese e vendit të parë me 6 pikë të plota.

Veriu Sport ishte pranishëm në seancën stërvitore të pragsfidës me Tiranën, zhvilluar në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, dhe krahas pamjeve stërvitore, intervistoi edhe drejtorin e KF Vllaznia Futsal, Arben Xhaferi.

Xhaferi konfirmoi se skuadra kuqeblu, kampione në fuqi, është e karikuar për ta fituar këtë sfidë direkte me njërin prej kundërshrtarëve direkt për titull duke shpalosur hapur objektivin mbrojtjen e trofeëut edhe për këtë sezon sportiv.

Në vijim, drejtori i futsallës shkodrane, Arben Xhaferi floli edhe për grumbullimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet europiane, duke reaguar për mospërfshirjen në listë të asnjë pjesëtari të Vllaznisë kampione.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e Vllaznia Futsal në prag klasiken me Tiranën, si dhe prononcimin e plotë të Drejtorit të Vllaznia Futsal, Arben Xhaferi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img